Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë reshjet e para në juglindje të vendit. Fshati turistik i Dardhës është mbuluar nga bora.
Më poshtë ju sjellim pamjet mahnitëse nga fshati i Korçës, ku dëbora i ka shtuar hijeshinë këtij qarku.
Si një nga pikat më të vizitueshme në Shqipëri në sezonin e Dimrit, Dardha pritet që edhe këtë sezon të mirëpresë qindra turistë.