Policia e Vlorës bën të ditur se është sekustruar pasuria e një vlonjati i cili është arrestuar në Itali dy vite më parë për trafik droge.
Bëhet fjalë për pasuri me vlerë rreth 540 mijë euro që përfshijnë apartamente, llogari bankare dhe makinë. Hetimet nisën për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.
NJOFTIMI I PLOTE
Vlorë
Vijon puna për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale.
Sekuestro preventive mbi disa pasuri që dyshohen se janë përfituar nga pastrimi i parave, vlera e tyre arrin deri në 543 452 euro.
Në vijim të goditjeve dhe sekuestrimeve të njëpasnjëshme të kryera ndaj krimit të organizuar dhe pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri, konkretisht:
• 2 apartamente banimi në Vlorë;
• 2 llogari bankare;
• 1 automjet Volksëagen.
Vlera financiare e këtyre pasurive kap shifrën rreth 543 452 euro.
Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2017, ndaj shtetasit G. B., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ky shtetas është arrestuar në Itali, në vitin 2017, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e mëtejshme.
