Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

37 emrat që ikin nga Këshilli dhe Kuvendi Kombëtar i PD, ja kush i shpëtoi ndryshimeve në parti

18:51 / December 11, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pd 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendimi i Partisë Demokratike për ‘djegien’ e mandateve të përfaqësimit në Kuvend, pasuar me bojkotin e zgjedhjeve lokale, ka sjellë ndryshime radikale në përbërjen e forumeve më të larta drejtuese të kësaj partie. Konkretisht, të gjithë deputetët e Partisë Demokratike që hoqën dorë nga mandati nuk janë më anëtarë të Këshillit Kombëtar dhe Kuvendit Kombëtar të PD.

Me humbjen e statusit të deputetit ata kanë humbur automatikisht edhe statusin e anëtarit të dy forumeve më të larta të Partisë Demokratike, shkruan “shqiptarja.com”.

Pika ‘f’ e nenit 47 të statusit të PD, parashikon që deputetët e PD janë anëtarë të Kuvendit Kombëtar. Po ashtu, pika 6 e nenit 49 të statusit të PD parashikon që deputetët janë anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë.

Aktualisht PD nuk ka asnjë deputet në Kuvend, pasi edhe Rudina Hajdari dhe Myslim Murri janë përjashtuar nga partia. Për rrjedhojë, të gjithë ish-deputetët e PD, të cilët nuk kanë funksione drejtuese në parti, sipas statusit, nuk janë më anëtarë të Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar. Përjashtim përbejnë Edi Paloka, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Dhurata Çupi, Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka, Grida Duma, Izmira Ulqinaku, Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri dhe sigurisht Lulzim Basha që kanë pozicione drejtuese në PD.

Ndërkaq, edhe Sali Berisha mbetet anëtarë i Këshillit Kombëtar të PD në cilësinë e ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të PD. Duke qenë anëtar i Këshillit, Berisha mbetet edhe anëtar i Kuvendit. Po sipas statusit të PD, kryetarët e bashkive të propozuar nga PD, janë anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Bazuar në këtë parashikim, vendimi i Partisë Demokratike për të bojkotuar zgjedhjet lokale, ka sjell përjashtimin nga Këshilli Kombëtar të 14 ish-kryetarëve të bashkive të PD, me përjashtim të Voltana Ademit, e cila vijon të qëndrojë në krye të Bashkisë së Shkodrës, për shkak dhënies së dorëheqjes nga kryetari i zgjedhur, Valdrin Pjetri, për shkak të problemeve me ligjin e dekriminalizimit. Duke humbur statusin e anëtarit të Këshillit, ish-krerët e bashkive të PD humbasin e statusin e anëtarit të Kuvendit, sipas anëtarët e Këshillit janë automatikisht anëtarë të Kuvendit.

Figurat e PD që përjashtohen nga Kuvendi dhe Këshilli Kombëtar

1. Halim Kosova
2. Gent Strazimiri
3. Genc Pollo
4. Luan Baci
5. Fatbardha Kadiu
6. Florjon Mima
7. Endri Hasa
8. Luçiano Boçi
9. Xhemal Gjunkshi
10. Tritan Shehu
11. Valentina Duka
12. Ervin Salianji
13. Hekuran Hoxhalli
14. Klevis Balliu
15. Isuf Çela
16. Aldo Bumçi
17. Lindita Metaliaj
18. Andon Frrokaj
19. Romeo Gurakuqi
20. Lorenc Luka
21. Bardh Spahia
22. Agron Shehaj
23. Nadire Meçorapaj
24. Xhelal Mziu
25. Fran Frrokaj
26. Eduart Kapri
27. Bashkim Shehu
28. Zef Hila
29. Bledjon Nallbati
30. Agron Kapllanaj
31. Nezir Rizvani
32. Fiqiri Ismaili
33. Përparim Shametaj
34. Besnik Dushaj
35. Arqile Deçka
36. Niko Shupuli
37. Basir Çupa

Kuvendi Kombëtar parti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.