Kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara tha sot se këshilli bashkiak ka marrë në konsideratë propozimin e Institutit të Ndërtimit për të shembur 7 pallate të dëmtuara në qytetin e Laçit. Mësohet se pak orë pas vizitës së Kryeministrit Rama në këtë bashki është mbledhur këshilli bashkiak duke i hapur rrugë shembjes së pallateve të rrezikshme.
Postimi i Carës:
Bazuar në aktkonstatimet e hartuara dhe miratuara nga Instituti i Ndërtimit për pallatet nr. 125, 126, 127, 129, 130, 131 dhe 133 me adresë Lagjia nr. 4 Laç dhe cilësimin e tyre si të pabanueshme dhe të pariparueshme, Këshilli Bashkiak Kurbin miratoi sot shembjen e këtyre godinave të dëmtuara rëndë nga tërmeti i datës 26 Nëntor.
Ky vendim është hapi i parë që merret në kuadër të proçesit të rindërtimit të blloqeve të reja të banimit.
