Të përdorësh kufjet mund të jetë një rrezik në qytet pasi mund të mso dëgjoni sinjalet apo boritë e makineve dhe shpesh herë aksidentet kanë ndodhur për shkak të tyre.
Ja pse kufjet e të ardhmes do të jenë inteligjente, pasi do sinjalizojnë praninë e rrezikut. Projekti është krijuar nga Universiteti i Kolumbisë, të cilët po projektojnë një sistem kufjesh inteligjente të afta të lajmërojnë këmbësorët.
Projekti i tyre është publikuar në revistën shkencore Internet Journal of Things Ieee, kufjet do të kenë një mikrofon të vogël që përpunon sinjalet e makinave që afrohen.
Nësë shfaqet një rrezik afër, sistemi sinjalizon direkt kufjet. Kjo risi mund të jetë një ndihmë për të reduktuar incidentet rrugore ku protagonistë, dhe shpesh herë viktimë, kanë këmbësorët.
