Minsitri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka prezantuar sot kompleksin “Thumana”, që do ndërtohet në Thumanë pas prishjes së godinave që janë dëmtuar nga tërmeti.
Me anë të disa fotove në Facebook, Pacolli shkruan se ka përfunduar projekti i ndërtesave me apartamente moderne që do të ndërtohen në Thumanë. Ai shton se tani është çdo gjë gati për ndërtim dhe kompleksi do të financohet nga familja e tij.
“Të dashur miqtë e mi, Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese”, shkruan Pacolli.