Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Eni Vasili përplaset me Kryemadhin: Budallallëk me brirë, sa herë të kam marrë në telefon? Monika: S’je e ndershme

21:41 / December 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Monika Kryemadhi dhe Eni Vasili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përplasje të forta mes gazetarëve dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit lidhur me transmetimin e kryeministrit Edi Rama gjatë ditëve të tërmetit të 26 nëntorit.

Moderatorja e emisionit, Eni Vasili nuk i ka duruar akuzat e Kryemadhit, duke i kujtuar numrin e herëve që e kishte marrë në telefon për ta ftuar në emisionin e saj. Kryemadhi i është kundërpërgjigjur duke e quajtur se emisionet në Shqipëri bënin qoka ndaj kryeministrit.

Jashtë debatit nuk ka qëndruar as moderatori tjetër i “Top Channel” Alban Dudushi, i cili gjithashtu është përplasur me Kryemadhin.

DEBATI:

Monika Kryemadhi: Bëni propagandën e Edi Ramës

Eni Vasili: Është budallallëk me brirë. Sa herë ju kam ftuar gjatë gjithë këtyre ditëve

Monika Kryemadhi: Sa e ndershme je ti ndaj këtyre ftesave?

Eni Vasili: Të dalë Basha që të thotë sa herë e kam ftuar? Pse quhet qokë kur ju nuk vini? Më thuaj pse nuk jam e ndershme?

Monika Kryemadhi: Nuk je e ndershme në parim

Eni Vasili: Po pse pra? Ne gazetarët dalim fajtorë. Si akuzon ti?

Alban Dudushi: Eksperte e tërmeteve u bëre, eksperte e gazetarisë u bërë

Monika Kryemadhi: Mos më thuaj që ti nuk bën qoka

Alban Dudushi: Ma thuaj një

Monika Kryemadhi: Takimin e studentëve

Alban Dudishi: Mos thuaj qoka kur e di mirë se si është gatuar kuzhina. I keni kërcënuar

Monika Kryemadhi: Po të kishim kërcënuar njëri ne do të na kishte arrestuar Sandër Lleshaj

Eni Vasili: Ne iu ftojmë në shtëpi dhe ju derdhni kupën. Kanë rrezikuar jetën gazetarët e Topit, ju na akuzoni për qoka.

Alban Dudushi: Ku ishe gjatë këtyre ditëve

Monika Kryemadhi: Në terren isha. Kur të mbaroj emisionin do të ta tregoj. Tek ato familjet që janë zhdukur të tëra

Eni Vasili Monika Kryemadhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.