Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pse data 13 e së premtes konsiderohet ditë tersi!

15:37 / December 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Premtja e zeze
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studime të ndryshme kanë treguar se “e premtja e tersit” është një nga besëtytnitë më të përhapura në botë, njëkohësisht një ndër më të diskutuarat. Rreth 60 milion njerëz në gjithë botën refuzojnë të dalin  nga shtëpia të premten e datës 13 pasi ata besojnë se do t’u ndodhë diçka e keqe.

Për supersticiozët numri 13 dhe dita e premte sjellin ters, por kur bëhen bashkë rreziku është edhe më i madh. Në ditë si kjo e sotmja, e premte 13, ata mundohen të shmangin lëvizjet dhe të shtyjnë për një ditë tjetër punën dhe planet e tyre.

Ekzistojnë disa teori mbi origjinën e kombinimit të kësaj date dhe dite. Rrënjët e këtij supersticioni shkojnë deri në shekullin XIX. Sipas studiuesve, ky kombinim lidhet me vdekjen e kompozitorit të njohur italian, Gioachino Rossini, i cili vdiq një të premte më datë 13.

Numri 13 është numër ters që thyen numrin e plotë 12. Dymbëdhjeta shihet si reflektim i 12 muajve të vitit, 12 numrave të orës, 12 perëndive të Olimpit, 12 fiseve të Izraelit, 12 apostujve të Jezusit, 12 ndjekësve të Muhametit në besimin islam shiit, 12 shenjave të zodiakut e të tjera.

Sa i përket të premtes, ajo konsiderohet një ditë ters të paktën që prej shekullit XIV. E premte ishte edhe dita e kryqëzimit të Jezu Krishtit. Megjithatë, ka autorë që thonë se të gjitha referencat për “tersin” e së premtes nuk ekzistonin para vitit 1907. Ata argumentojnë se popullariteti i së premtes 13 mori përmasa pas publikimit të novelës së Thomas W.Lawson “E premte, 13-të” të cilën një punonjës i paskrupullt i “Ëall Street” e shfrytëzoi për të përhapur panik, po në atë vit.

premtja e zeze Tersi tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.