Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Transporti publik përfiton kompensim prej 50 lekësh për litër karburanti, aplikimet hapen më 10 nëntor

21:21 / November 5, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nafte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shoqëritë që operojnë në transportin publik qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës do të përfitojnë kompensim financiar prej 50 lekësh për çdo litër karburanti të konsumuar gjatë periudhës qershor-tetor 2026. Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave, ndërsa fondi që do të vihet në dispozicion nga buxheti i shtetit kap vlerën e rreth 209 milionë lekëve.

Megjithatë, kompensimi do të ketë një kufizim. Sasia e karburantit për të cilën do të përllogaritet përfitimi nuk mund të kalojë 110% të konsumit mesatar mujor të secilës shoqëri gjatë periudhës mars-maj 2026.

Sipas vendimit, aplikimet do të kryhen vetëm një herë dhe do të dorëzohen pranë administratës tatimore ku është regjistruar subjekti. Shoqëritë do të kenë në dispozicion periudhën 10-16 nëntor 2026 për të paraqitur kërkesat për kompensim.

Dokumentacioni që duhet të dorëzohet përfshin kërkesën për përfitim, kopjen e licencës së transportit, të dhënat identifikuese të subjektit dhe numrin NIUS, emrin e bankës dhe IBAN-in e llogarisë ku do të kryhet pagesa, si dhe faturat e blerjes së karburantit për periudhat mars-maj dhe qershor-tetor 2026.

Për shoqëritë që ushtrojnë edhe aktivitete të tjera përveç transportit publik, kërkohet gjithashtu vetëdeklarimi i sasisë së karburantit të përdorur për këtë shërbim, i shoqëruar me faturat përkatëse dhe fletëdaljet e karburantit sipas targave të automjeteve.

Administrata Tatimore do të jetë përgjegjëse për verifikimin e dokumentacionit. Në rast se konstatohen mangësi, kërkesa do t’i kthehet subjektit për plotësim brenda pesë ditëve pune.

Pas përfundimit të verifikimeve, Tatimet duhet të dërgojnë urdhërshpenzimet pranë Thesarit brenda 15 ditëve pune, ndërsa pagesa për përfituesit do të kryhet brenda pesë ditëve pune nga marrja e dokumentacionit.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe parashikon që shpenzimet prej 209 milionë e 22 mijë e 872 lekësh të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2026.

50 lekesh karburanti perfiton publik transporti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministri Karakaçi zbulon afatin e përfundimit të punimeve në aksin Tiranë-Durrës

22:21 / November 5, 2026

Kokalari i shkruan Marco Rubios: SHBA duhet të hetojë Berishën dhe Mediun

20:00 / November 5, 2026

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.