Ka shkuar në pesë numri i të shoqëruarve lidhur me ndërtesat e shembura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Të shoqëruar janë Arben Isaku, ish drejtor i ALUIZNI, tashmë nëndrejtor i Kadastrës në Durrës, Aldo Dakovelli, shef sektori i Kadastrës në Durrës dhe Artemis Malko, punonjës në terren tashmë janë të shoqëruar.
Ndërkohë bëhet me dije se ata po hetohen për legalizim objektesh në kudnërshtim me ligjin, të cilat u dëmtuan nga tërmeti.
Ndërkaq më herët janë marrë në pyetje Ahmet Doda, dhe nëndrejtori i Kavalishencës Kujtim Hasa lidhur me godinën e shembur në këtë institucion, ku humbi jetën kryekomisari Bajram Hajdarmataj.
