Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Video prekëse e 11-vjeçares nga Britania, e cila kërkon lejen e babait për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

19:28 / December 15, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sara angli termeti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një vajzë 11-vjeçare nga Anglia me prindër shqiptarë ka dërguar një mesazh përmes një video në “E Diela Shqiptare”. Sara ka dëgjuar për tërmetet në vendin tonë dhe është tepër e prekur. Ajo dëshiron që të japë kursimet e saj për të ndihmuar sadopak bashkëmoshatarët e saj.

Mes lotësh, ajo kërkon leje nga babai i saj, për ta bërë diçka të tillë. Gjithashtu, Sara shpreson që çdokush të japë diçka për familjet e prekura, sepse ata nuk e meritojnë çfarë ka ndodhur.

Sara: Unë jam Sara, jam 11 vjeç. Jam shqiptare dhe jetoj në Londër. Më falni që Gjuhën Shqipe nuk e flas mirë. Arsyeja që po e bëj këtë video është sepse kam parë në lajme në Shqipëri, që ka patur shumë tërmete dhe unë ndihem shumë shumë keq. Kështu mendova të dërgoj kursimet e mia dhe t’i ndihmoj ata. Sigurisht më duhet leja e babit tim dhe mendoj të shkoj ta pyes tani.

Babai: Çfarë po bën, po më regjistron?

Sara: Po sepse pata një ide, sepse pashë në lajme që kishte shumë tërmete së fundmi.

Babai: Pse po qan, çfarë ka ngjarë?

Sara: Ndihem kaq keq për ta dhe mendoj që t’ju dërgoj kursimet e mia, është në rregull për ty?

Babai: Po vogëlushe, kujt do t’ja dërgosh?

Sara: Xhaxhi Arditit!

Babai: Mos qaj, dëgjo, sa para ke këtu?

Sara: Rreth 100 paund!

Babai: Do t’ua dërgosh atyre?

Sara: Po!

Babai: Je e sigurt?

Sara: Po!

Babai: Në rregull, mund ta bësh. Unë do t’i dërgoj.

Sara: Unë shpresoj që çdokush t’u dërgojë atyre të paktën 50 paund, t’i ndihmojë sepse nuk e meritojnë çfarë ndodhi, ata nuk kanë bërë asgjë./tvklan

britania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

20:01 / May 29, 2026

Rregulla të reja, Britania përcakton se kur transgjinorët mund të përjashtohen nga hapësirat e një gjinie

22:00 / May 21, 2026

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar: Britania duhet të ndalojë demonizimin e Shqipërisë

13:23 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.