Mbrëmjen e sotme, një qytetar që punon në shtetin fqinj, Greqi, bëri me dije se rastësisht në rrugë ka hasur një bashkëkombas të tij. Mësohet se personi në fjalë ishte i shtrirë përtokë në aksin rrugor Pilos-Kallamatë dhe se gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë.
Ai pohon se për këtë rast ka telefonuar autoritetet greke, të cilat menjëherë janë gjendur në vendngjarje, duke bërë të mundur transportimin e tij për në spitalin e Traumës në Kallamatë.
Sipas qytetarit, personi në fjalë nuk disponon asnjë lloj mjeti identifikues me vete, por se sipas dëshmisë së tij, qytetari dyshohet të jetë shtetasi Liman Murra nga qyteti i Bulqizës.
Ai bën apel për këdo që mund të ketë ndonjë informacion apo njohje me këtë person të lajmërojë familjarët e tij që të mund t’i gjenden pranë për ndihmë në spitalin e Traumës në Kallamatë.
