Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Historia rrënqethëse/ Jetoi me bashkëshortin dhe të dashurën e tij nën një çati, ja çfarë i ndodhi

15:56 / December 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
569 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 50-vjeçare, nënë e një djali ka rrëfyer në emisionin “Historia ime” dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj, për 20 vite me radhë. Për shkak të xhelozisë së tejskajshme, burri nuk e linte të dilte as nga shtëpia. Dhuna vazhdoi edhe gjatë shtatzënisë dhe 3 fëmijët e saj lindën të pazhvilluar dhe si pasojë ndërruan jetë.

Më tej, ajo rrëfen se pas 15 vitesh, bashkëshorti i sjell në shtëpi të dashurën e tij. Frika prej tij e bën të heshtë dhe të pranojë jetesën në të njëjtën shtëpi me të për 5 vite. Dhunës së burrit të saj nuk i shpëtoi as e dashura, e cila pati një fëmijë me të.

Mirela Milori: 20 vite, si durove?

50-vjeçarja: Durova për hir të fëmijëve, ngaqë më vdiqën 3. Ai djalë është gjithçka për mua.

Mirela Milori: Megjithatë mbas 10-15 vitesh martesë, hyn një tjetër person në jetën tuaj?

50-vjeçarja: Po!

Mirela Milori: Sjell dikë tjetër në familje?

50-vjeçarja: Mbas 15 vitesh martesë, që nuk më linte të dilja tek dera, shumë xheloz, vjen një person tjetër në shtëpinë tonë.

Mirela Milori: Një grua tjetër?

50-vjeçarja: Një grua tjetër, bëhet pjestare e familjes. Aty jetoj me atë për 5-vite.

Mirela Milori: Pjestare e familjes me çfarë statusi?

50-vjeçarja: E solli burri…

Mirela Milori: E dashura e burrit ishte kjo?

50-vjeçarja: Po!

Mirela Milori: Si e solli? Si tha?

50-vjeçarja: Thjesht kjo është e dashura ime, s’kisha rrugë tjetër.

Mirela Milori: Reagove?

50-vjeçarja: Jo! Kisha shumë frikë, isha e stresuar, as haja, as pija, Zoti dhe shpirti e di.

Mirela Milori: Atë e godiste?

50-vjeçarja: Po.

Mirela Milori: Po ti si shkoje me të?

50-vjeçarja: Tani mund ta mendosh, dy motra zihen jo më ta kesh… shumë e vështirë. Edhe ajo ishte viktimë e dhunës.

Mirela Milori: Pati fëmijë nga kjo martesë?

50-vjeçarja: Po, një djalë./tvklan.al

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.