Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama dhe Veliaj japin lajmin e mirë, ja kur do të jenë gati banesat e reja për familjet e prekura nga tërmeti

16:23 / December 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
b0f22230 7b40 4f54 812b efe2f9156d5b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Brenda vitit 2020 banesat e reja private do të jenë gati për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në zonat rurale të Tiranës. Gjatë takimit me kryepleqtë e fshatrave në zonën e Kasharit, Rama dhe Veliaj theksuan se gjer në mesin e vitit të ardhshëm do jetë bërë volumi më i madh i punës, ndërkohë që ky proces do të ketë përfunduar brenda 2020-s.

Sa i takon zonës urbane, banorët u siguruan se në 2021 ata do të jenë në shtëpitë e tyre të reja dhe do të kenë letrat në dorë.

“Toka është bujqësore, mbetet në pronësi të tyre, të bëjnë ç’të duan, askush në këtë proces nuk do marrë më pak se ç’ka. Më mirë Po, por më pak Jo. Më mirë Po. Ajo që duhet të bëjmë është që nga fjalët të kalojmë te veprat. S’kemi kohë pa fund sepse duhet ta bëjmë shpejt këtë proces. Duam që individualisht me shtëpitë e fshatit, deri në mes të vitit tjetër të kemi bërë një volum goxha të rëndësishëm dhe deri në fund të vitit tjetër t’i kemi mbyll te gjitha. Ndërkohë që në qytet është pak më e komplikuar, sepse do bëhen dhe ndërtime për apartamente etj, etj, por dhe për atë dua që  në 2021 të jetë mbyll procesi , ose të kenë hyrë në shtëpi ose e sheh që shtëpia është duke u ndërtuar dhe ti e ke letrën në dorë”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres në rekrutim, stërvitje dhe operacione! Forcat e Armatosura analizojnë punën e 6-mujorit të parë

18:59 / August 10, 2026

Tërmeti 7.4 ballë godet Kolumbinë, të paktën 21 të vdekur e shumë të plagosur (Foto)

17:58 / August 10, 2026

Kryetari i Komisionit parlamentar ukrainas shpjegon pse Ukraina nuk e njeh Kosovën: Krimea, Serbia dhe municioni

16:47 / August 10, 2026

Zjarri apokaliptik dhe makthi i krutanëve, kreu i zjarrfikësve Arben Cara flet për “rrethimin e Krujës” nga flakët

15:41 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.