Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e Briken Sanajt te “Kodra e Diellit”, Prokuroria kërkon 35 vite burg për Vladimir Kolën

14:32 / November 19, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 17
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për vrasjen e Briken Sanajt, e kryer në zonën e “Kodrës së Diellit”, në Tiranë, në vitin 2022.

Konkretisht, organi i akuzës ka kërkuar 35 vite burg për Vladimir Kola, i akuzuar si autori i varsjes.

Sipas hetimeve, krimi dyshohet se është kryer për motive hakmarrjeje, pas një konflikti të hershëm që autori i dyshuar kishte pasur me vëllain e viktimës.

Në përfundim të hetimeve, organi i akuzës ka paraqitur kërkesat përfundimtare për pesë personat e përfshirë në këtë vrasje.

Hetimet e Prokurorisë kanë dokuemntuar se Vladimir Kola kishte pasur vite më parë një konflikt me vëllain e viktimës, lidhur me pretendimet për plagosjen e një familjari të tij. Sipas Prokurorisë, ky konflikt dyshohet se është bërë shkak për ekzekutimin e Briken Sanajt, në shenjë hakmarrjeje.

Për të shmangur zbulimin, i dyshuari dyshohet se ka ndërmarrë disa veprime për të fshehur lëvizjet e tij, duke hyrë dhe dalë nga Shqipëria përmes Malit të Zi.

Gjithashtu, automjeti që dyshohet se është përdorur në krim është blerë pa kryer procedurat noteriale, me qëllim vështirësimin e identifikimit të blerësit.

Për këtë ngjarje, Prokuroria ka kërkuar edhe dënimin e katër personave të tjerë. Konkretisht, për Gj.K. është kërkuar 3 vite burg dhe për K.A. 2 vite burg, të dy të akuzuar për moskallëzim krimi. Sipas hetimeve, ata kishin dijeni për personin të cilit i kishin shitur automjetin e përdorur në vrasje, por nuk kishin kallëzuar identitetin e tij.

Ndërkohë, për E.H. është kërkuar 5 vite burg, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin pas krimit, duke e pritur në Mal të Zi, duke e përcjellë dhe duke i siguruar hotelin dhe qëndrimin.

Për Z.K., Prokuroria kërkon 2 vite burg, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë në ambientet ku Vladimir Kola, kishte drekuar dhe kishte kryer blerjen e automjetit.

Tashmë, vendimi përfundimtar për pesë të pandehurit i takon gjykatës, e cila do të shqyrtojë provat dhe kërkesat e organit të akuzës.

Njoftimi i Prokurorisë:

Vrasja për hakmarrje tek ‘Kodra e Diellit’, Prokuroria e Tiranës kërkon 35 vite burg për autorin shtetasin V.K.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon 35 vite burg për shtetasin V.K., për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje me paramendim’ dhe ‘Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit’ parashikuar nga nenet neni 78/2 dhe 278/1 të Kodit Penal me viktimë shtetasin B.S.

Si dhe dënimin me nga 3 dhe 2 vite burg për shtetasit Gj.K. dhe K.A. për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ parashikuara nga neni 300 i Kodit Penal, si dhe dënimin me 5 dhe 2 vite burgim për shtetasit E.H., dhe Z.K., të akuzuar për veprat penale ‘Përkhrahja e autorit të krimit’ dhe ‘Veprime që pengojnë drejtësinë’ parashikuar nga nenet 302 dhe 301 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal  nr. 7911 të vitit 2022, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vlerësoi se shtetasi V.K. ka kryer me paramendim për hakmarrje vrasjen e shtetasit B.S., pasi ka pasur një konflikt me vëllain e tij, shtetasin R.S. vite më parë. Ai kreu një sërë veprimesh për të mos lënë gjurmë me ardhjen dhe largimin nga Shqipëria, duke hyrë e dalë nga Mali i Zi dhe  duke blerë mjet tip veturë pa kryer veprime noteriale. Ky shtetas vite më parë ka pasur konflikt me vëllain e viktimës dhe ai dhe familjarët kanë pasur pretendime për plagosjen e familjarit të tyre.

Po kështu, në lidhje me këtë hetim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi dëmin e tre dhe dy vite burg për shtetasit Gj.K. dhe K.A. të cilët edhe pse kishin dijeni nuk kallëzuan emrin e personit për të cilin kishin shitur makinën me të cilën u krye vrasja e viktimës, pa kontratë.

Ndërsa kërkesa për dënimin me pesë vite burg u bë për shtetasin E.H., i cili rezultoi se ka pritur në Malin e Zi shtetasin V.K., si dhe ka bërë përcjelljen e tij po nga ky shtet dhe ka siguruar dhomën e hotelit dhe qëndrimin duke përkrahur autorin e krimit. Së fundmi, për shtetasin Z.K., u kërkuan dy vite burgim pasi ka kryer fshirjen e kamerave të sigurisë kur i pandehuri V.K., kanë drekuar dhe kanë kryer blerjen e mjetit.

briken sanaj Kodra e Diellit Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Kredi me 0% interes për të rinjtë dhe subvencionim të qirasë deri në 50%, aplikimet përmes platformës “Shtëpia jote”

14:42 / November 19, 2026

Komisioni i Reformës Zgjedhore i drejtohet OSBE/ODIHR-it, kërkon ekspertë ndërkombëtarë

14:12 / November 19, 2026

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës/ Bllokohet qarkullimi i automjeteve në aksin dytësor, ja orari

14:07 / November 19, 2026

Vjedhja e parave në Postën e Durrësit/ Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë, SPAK regjistron dosjen

12:53 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.