Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Vjedhja e parave në Postën e Durrësit/ Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë, SPAK regjistron dosjen

12:53 / November 19, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SPAK 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

SPAK regjistron dosjen për vjedhjen e postës në Durrës, ku Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm shpalli moskompetencën dhe ia dërgoi Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për shkak se nga hetimet rezultuan të dhëna se personat e përfshirë kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal.

Rasti u evidentua pas një verifikimi të brendshëm të kryer nga Posta Shqiptare. Nga kontrolli rezultoi se gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti, 69 milionë lekë ishin hedhur në sistem si transferta për degët e Shijakut dhe Krujës, por paratë nuk kishin mbërritur në destinacionin përkatës.

Sipas të dhënave të dosjes hetimore, parregullsitë lidhen me 11 mandat-pagesa. Ndërkohë, regjistrimet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar lëvizjen e parave nga arka në drejtim të zyrave të drejtuesve të filialit.

Në kuadër të hetimeve janë arrestuar ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana. Në këtë çështje dyshohet të jetë e përfshirë edhe deputetja e Partisë Socialiste, Etleva Budini, e cila më herët ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së Postës Shqiptare në Durrës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Help4You” platforma edhe në gjuhën shqipe, për të rinjtë/ Hita: Siguria në shkolla mbetet prioritet për Policinë e Shtetit

12:16 / November 19, 2026

Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër

12:10 / November 19, 2026

Sherr mes të dënuarve në burgun e Reçit, ndërhyn policia dhe nis kontrolli i qelive

10:42 / November 19, 2026

Rama në Berlin për sigurinë europiane, merr pjesë në samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”

10:25 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.