Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Help4You” platforma edhe në gjuhën shqipe, për të rinjtë/ Hita: Siguria në shkolla mbetet prioritet për Policinë e Shtetit

12:16 / November 19, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1795086162 sftusru
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Platforma “Help4You”, e krijuar nga Europol, falë bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Projektit Suedez për Policimin në Komunitet, tashmë do të jetë e disponueshme për nxënësit e të rinjtë, edhe në gjuhën shqipe.

Kjo platformë do t’u shkojë në ndihmë nxënësve për t’u informuar dhe për të kërkuar këshillim lidhur me rastet e dhunës dhe shqetësimet që hasin në hapësirën dixhitale.Në takimin përmbyllës të trajnimit të zhvilluar nga Programi SCPA, në bashkëpunim me Sektorin e Policimit në Komunitet të DPPSh-së, morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti, të cilët dorëzuan certifikatat për ndihmës specialistët për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm falënderoi Drejtorin e programit “SCPA”, Ansi Shundi, për realizimin e këtij trajnimi dhe përgëzoi punonjësit e Policisë për ‘punën e palodhur’ që bëjnë gjatë gjithë vitit në shkollat e vendit.

“Ju jeni përfaqësuesit e Policisë së Shtetit në marrëdhënien me brezin e ri, veçanërisht me nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Roli juaj është thelbësor, sepse përmes komunikimit dhe edukimit ju ndihmoni në ndërtimin e një marrëdhënieje besimi mes Policisë dhe komunitetit.

Edukimi i të rinjve me frymën e respektimit të ligjit, dallimit të së mirës nga e keqja dhe respektimit të normave shoqërore është një investim për të ardhmen. Në këtë mënyrë ndihmojmë në rritjen e një brezi të përgjegjshëm, që di të kundërshtojë dhunën dhe sjelljet antisociale.

Prania ime sot këtu është një vlerësim për përkushtimin tuaj dhe për rëndësinë e kësaj detyre. Dua t’ju siguroj se puna në shkolla mbetet një prioritet për Policinë e Shtetit.

Më tej, dua të ndalem te një mesazh që e konsideroj shumë të rëndësishëm: mos e shihni veten thjesht si punonjës policie që shkoni në shkollë për të zhvilluar një orë edukimi. Shiheni veten si një pikë referimi për nxënësit, si njerëz te të cilët ata mund të drejtohen pa frikë, të kërkojnë ndihmë dhe të gjejnë mbështetje!”, tha mes të tjerash Hita.

Ndërkaq, zëvendësministrja Ruseti vlerësoi se rritja e numrit të grave dhe vajzave në radhët e Policisë, si dhe angazhimi i tyre në edukimin e të rinjve, ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e besimit të nxënësve dhe të rinjve, si dhe ka nxitur referimin e menjëhershëm dhe zgjidhjen e problematikave.

“Besoj fort se ne të gjithë në punë kemi detyra funksionale, ato që na ngarkon ligji, por mënyra se si jepet prioriteti dhe ku ne duam të fokusohemi bën diferencën nga një vit shkollor në një vit tjetër. Gjithashtu, e vlerësoj shumë që ky ka qenë një nga ato vite kur jo vetëm të katërta ministritë që janë angazhuar në Paketën e Sigurisë në Shkolla, por veçanërisht Policia e Shtetit e ka pasur sigurinë në shkolla prioritet. Kështu që, për këtë doja shumë t’ju jepja një falënderim të veçantë të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, duke qenë se kur vjen puna te fëmijët, është rasti tipik kur na bashkohet detyra jonë funksionale dhe ligjore me detyrën tonë personale si prindër dhe si familjarë.

Kontakti me punonjësit socialë, psikologët dhe oficerët e sigurisë në shkolla patjetër ka një afërsi pak më të natyrshme kur vjen puna te vajzat dhe gratë, dhe ku, mbi të gjitha, besoj se është një objektiv i yni kombëtar, ai i të pasurit më shumë vajza dhe gra që i bashkohen strukturave të Policisë së Shtetit”, tha mes të tjerash Ruseti.

Nga ana tjetër, drejtori i Programit SCPA, Shundi, theksoi se këto trajnime kanë për qëllim të njohin punonjësit e Policisë me përmbajtjen, rolin dhe përgjegjësitë që burojnë nga Paketa Kombëtare e Sigurisë në Shkolla, të qartësojnë rolet, kur dhe si ndërhyn Policia, çfarë i takon drejtorisë, psikologut të shkollës dhe strukturave të tjera, si Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve, si dhe të krijojnë kanale të shpejta dhe të qarta referimi dhe raportimi të rasteve ndërmjet Policisë, shkollës dhe prindërve

help4you platforme siguria ne shkolle
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Projektligji për sponsorizimet miratohet në Komisionin e Edukimit, 6 vota pro dhe asnjë kundër

12:10 / November 19, 2026

Përfundon samiti në Shenzhen/ Mbyllet pas 90 minutash takimi mes Putin, Xi Jinping dhe Trump

12:08 / November 19, 2026

Piktura e Van Gogh shitet për një çmim rekord prej 190 milionë dollarësh

11:03 / November 19, 2026

Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës

10:52 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.