Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Serbia nuk i njeh diplomat e Kosovës, nuk bëhet fjalë për punësim

23:31 / December 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
punesim serbi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fismir Jahiu nga Komuna e Bujanocit në Serbi ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës në Kosovë, por, diploma e tij, nuk njihet nga autoritetet në Serbi, pavarësisht marrëveshjes për njohje reciproke të diplomave të arritur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Për të punuar në administratën shtetërore, thotë ai, kërkohet që kandidati të ketë një shkollim të lartë.

“Konkurset që shpallen në Republikën e Serbisë nëse janë konkurse publike nga administrata shtetërore, atëherë kërkohet që të ketë përgatitje të lartë që neve aktualisht nuk po na njihet pasi që nuk njihen diplomat tona. Ne në Entin e Punësimit njihemi vetëm si gjimnazist, si njerëz të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme, pra nuk na njihet shkollimi i lartë që kemi përfunduar në Universitetin e Prishtinës”, thotë Jahiu.

Në negociatat për çështje teknike të ndërmjetësuara nga Brukseli, më 2011 Prishtina dhe Beogradi kishin arritur marrëveshjen për njohje reciproke të diplomave. Në vitin 2016 kjo marrëveshje ishte zgjeruar duke përfshirë njohjen reciproke të diplomave të të gjitha niveleve të shkollimit.

Por, kjo marrëveshje bilaterale nuk po gjen zbatim në praktikë dhe po u shkakton probleme në punësim të diplomuarve si Fismiri, i cili ende nuk ka arritur të punësohet në Serbi në profesionin të cilin e ka studiuar.

Mosnjohja e diplomave të lëshuara nga universitetet e Kosovës nga Serbia ka dekurajuar shumë të rinj nga Lugina e Preshevës që të vazhdojnë studimet në Prishtinë pas mbarimit të shkollës së mesme. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Takimi 3-orësh i Witkoff me Putin, i dërguari i Trump: Bisedimet konstruktive me presidentin rus do të vazhdojnë me takim tripalësh SHBA-Rusi-Ukrainë

22:55 / October 21, 2026

SHBA përgatitet të evakuojë stafin diplomatik dhe familjet nga Lindja e Mesme, frikë nga s*lmet e Huthëve

22:44 / October 21, 2026

Putin pranon rifillimin e negociatave trepalëshe për Ukrainën

20:39 / October 21, 2026

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Gjykata Speciale përballet me kritika për pavarësinë dhe transparencën

20:18 / October 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.