Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kapet në flagrancë hajduti i makinave në Tiranë, policinë e lajmëroi…

09:51 / December 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hajduti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës bën të ditur se ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili vidhte automjete në kryeqytet. Kanë qenë qytetarë ata që kanë lajmëruar policinë se në bulevardin “Bajram Curri” io riu Xh.LL ishte në tentativë për të vjedhur dy mjete të parkuara pranë një pallati.

Policia reagoi menjëherë duke e vënë në pranga në moment të riun. Nga hetimet e policisë rezultoi se ai ka vjedhur në pesë automjete të ndryshme, në një kompleks pallatesh në Tiranë, duke përvetësuar sende të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I PLOTE

Njoftimi i Policisë:

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, falë ndihmës dhe bashkëpunimit me qytetarët.

Tentoi të vidhte në dy automjete, por falë njoftimit të bërë nga banorët dhe reagimit në kohë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 që patrullonte në territor, u kap dhe u arrestua në flagrancë 25-vjeçari.

Zbardhen dhe 5 vjedhje të tjera të automjeteve, si dhe dy vjedhje lokalesh, të kryera nga ky shtetas.

Sekuestrohen në cilësinë e provës sendet e vjedhura dhe aksesorë të ndryshëm, të cilat autori i përdorte për të kryer vjedhjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Ll., 25 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Shtetasi Xh. Ll u kap dhe u arrestua në flagrancë në bulevardin “Bajram Curri” në tentativë për të vjedhur në 2 automjete të parkuara pranë një pallati.

Në momentin që kishte thyer xhamat trekëndësh të dy automjeteve një banor ka njoftuar Policinë. Falë reagimit të shpejtë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit Nr. 2 që patrullonte në territor, u bë e mundur kapja në flagrancë e këtij shtetasi.

Nga hetimet paraprake rezultoi se ky shtetas ka vjedhur në pesë automjete të ndryshme, në një kompleks pallatesh në Tiranë, duke përvetësuar sende të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, po ky shtetas është autor i dyshuar i vjedhjes në dy lokale, njëri në rrugën “Dritan Hoxha” dhe tjetri në rrugën “Lavdie Petrela”, Tiranë, territor që mbulohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, Tiranë.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” më shumë se një herë, në ngarkim të shtetasit Xh. Ll.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026

Sulmuan me armë kishën ortodokse në Jordani dhe vranë nëntë persona, dënohen me vdekje tre autorët

16:07 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.