Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nisin punimet për rikonstruksionin e rrugës që do të lidhë “Urën e Mesit” me “Kalanë e Drishtit”

13:36 / December 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ura e mesit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se “projekti është ndarë në dy lote: loti 2, Ura e Mesit – Drisht, fillon pas Urës mbi lumin Kir dhe përfundon në 2 km+980. Aktualisht rruga është tërësisht e amortizuar dhe në pjesën më të madhe të gjatësisë së saj nuk kanë mbetur më shtresa asfaltike. Trupi i rrugës është me gropa të formuara nga kushtet atmosferike dhe mungesa e disiplinimit të ujërave në të. Në këtë segment ka dy ura në të cilat është parashikuar ndërhyrje për zgjerimin e tyre”.

“Loti 3, Drisht – Kala e Drishtit, fillon në dalje të fshatit Drisht dhe përfundon në hyrjen e Kalasë së Drishtit në 3 km+ 070. Problemet bazë në këtë segment janë rrëshqitjet në trupin e rrugës dhe në pjesët mbi rrugë. Një problem është edhe mos disiplinimi i ujërave të cilat sjellin amortizim të shpejtë të shtresave asfaltike. Në rrugë mungojnë elementët mbrojtës”, – thekson FSHZH.

Sipas FSHZH-së, rikonstruksioni i rrugës Ura e Mesit- Kala e Drishtit do të ndihmojë në zhvillimin e ekonomive bujqësore dhe turizmit në zonë.

Kjo ndërhyrje përbën vetëm një ndër shtyllat e ndërhyrjeve për zonën e Drishtit, që është pjesë e programit 100 Fshatrat të Qeverisë shqiptare, i cili do të bëjë të mundur rivitalizimin e Drishtit dhe kthimin e tij në një model, të zhvillimit të zonave historike e trashëgimisë kulturore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.