Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Krimet e Rënda pezullojnë hetimet për “Babalen”

16:32 / January 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bablja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria për Krime të Rënda pezulloi dhe ktheu në polici dosjen penale në kuadër të të cilës po verifikonte rolin e Agron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për përfshirje të mundshme në një rrjet trafiku ndërkombëtar droge. Çështja penale u çel pas akuzave të vlonjatit  Albert Veliu, i njohur me nofkën “Babale”.

Skandali që po hetohet shpërtheu pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike, të një materiali audio, ku një person i identifikuar si “bashkëpunëtori x”, fliste për një bashkëpunim të mundshëm me vellain e ministrit të brendshëm të kohës, për të trafikuar hashash nga Shqipëria drejt Italisë. Më vonë, personi në fjalë, u zbulua se ishte Albert Veliu, i njohur edhe si Berti i Abesë, ish i dënuar për trafik droge. Të njëjtat akuza për Agron Xhafajn, Albert Veliu i bëri edhe përmes një interviste dhënë gazetarit Jetmir Olldashi, e cila gjithashtu u trasmetua nga selia e Partisë Demokratike.

Mbi këtë bazë, prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimet për të zbuluar nëse ishte vërtet përpara një rasti të trafikimit të narkotikëve. Por, pas shumë muajsh hetime, institucioni i akuzës nuk ka mundur të grumbullojë prova, mbi bazën e të cilave të ngarkojë me përgjegjësi penale ndonjë person, përfshirë këtu edhe vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm. Në këto kushte, prokurori përparim Kulluri ka firmosur për pezullimin e hetimeve. Dosjen në fjalë e ka kthyer në polici, me qëllim kryerjen e veprimeve të tjera hetimore.

Ndërkohë, më herët krimet e rënda zbuluan se audiopërgjimi ishte i rremë dhe se zërin e Agron Xhafajt e kishte realizuar Fredi Alizoti. Ky i fundit, së bashku me Babalen dhe gazetarin Jetmir Olldashi po hetohen për akuzën e kallëzimit të rremë. Alizoti ndodhet nën masën e arrestit me burg, ndërsa Albert Veliu, u arratis ne Kosovë dhe mundi t’iu shpëtonte prangave. Në fund të dhjetorit Babalja u arratis edhe nga Kosova përmes hungarisë dhe sipas avokatit të tij mbërriti në Belgjikë, ku i është bashkuar pjesës tjetër të familjes dhe ka kërkuar azil politik. Në gjendje të lirë po hetohet gazetari Jetmir Olldashi.

krimet e renda
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.