Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama e nis me fyerje për gazetarët: Turmë që nuk lexon

12:13 / December 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama ne Kuven 10 maj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij për paketën Anti-shpifje, duke i quajtur kundërshtarët e ligjit, një turmë njerëzish që nuk lexojnë. Rama solli disa shembuj, ku sipas tij, qeveria e tij është bazuar, dhe që janë më të ashpër se paketa që miratohet sot në parlament.

PJESË NGA FJALA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA: Kryeministri Edi Rama: Jemi përballë një turme që nuk lexon dhe as nuk denjon të lexojë. Që thotë, ne nuk e lexojmë ligjin se s’duam ligj. Po e nis nga konteksti. 20 shtete të BE parashikojnë shpifjen dhe fyerjen si vepër penale. Republika Federale gjermane ka legjislacionin më të ashpër, ku parashikohen 11 vepra penale për fyerjen dhe shpifjen, dhe rastësisht është vendi ku ka më pak fyerje dhe shpifje. Përgjegjësia civile rregullohet sipas vendeve që kanë një ligj të vecantë, si Kosova, Maqedonia, e Britania e Madhe. Në tetor të 2018, për shkak të rritjes së rrjeteve sociale, direktiva e BE-së është përafërsuar plotësisht në republikën e Shqipërisë. Parlamenti francez ka miratuar një ligj për lajmet e rreme, që mban emrin e presidentit, që iu jep autoriteteve fuqi për lajmet e rreme, dhe madje për të bllokuar edhe aksesin tek vendet që e publikojnë atë. Një disiplinë super strikte. Në SHBA, pa asnjë vendim gjykate, mbyllet çdo lloj ëebsite, që konsiderohet cënuese në shumë aspekte. Në Gjermani, është miratuar ligji për përmirësimin e zbatimit të ligjit ekzistues, dhe është përpjekja më e suksesshme për përmbajtjen e dëmshme në internet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.