Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohen 5 persona në Vlorë, 3 prej tyre ishin në kërkim

12:24 / December 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
426b3657874f6b5cc18111d850c30f00 L
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Vlorës ka arrestuar 5 persona, tre prej të cilëve ishin në kërkim.

Në vijim të punës intensive për goditjen e paligjshmërive dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve përkatës, Policia e Vlorës bën me dije se, ka bërë ndalimin e tre shtetasve në kërkim si dhe arrestimin në kushtet e flagrancës të dy personave të tjerë, konkretisht si më poshtë:

• M. L., 28 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

• A.I., 50 vjeç, banues në fshatin Velçë, Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vitin 2017, Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burgim.

• E.I., 49 vjeç, banues në fshatin Velçë, Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shitja e lëndëve narkotike”.

Në vitin 2013, Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim.

• H.Z., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në rrugën e lagjes “Osmën Haxhiu” Vlorë, pasi për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin P.A.

Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjekësore.

• A. Th., 33 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë në lagjen “Isa Boletini” Vlorë, pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.