Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Ligjin antishpifje e gëzojmë në janar, se para vitit të Ri do na e kthejë presidenti

12:41 / December 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama Meta 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama e ka të qartë se presidenti Ilir Meta do ta kthejë paketën anti-shpifje për të cilën u shpreh i pa lëkundur se do të votohet sot në Kuvend. Kryeministri tha se AMA nuk zëvendëson gjykatën, pasi çështjet e shpifjes do të vijojnë të trajtohen në dyert e drejtësisë dhe jo të AMA-s.

“AMA nuk zëvendëson gjykatën, ajo është instanca ku konkludohet. Por gjykata dhe vetëm gjykata, shqyrton çështjet kur ngrihet problemi i shpifjes. Ligji e ka qartë fare këtë. Nuk ka ligj të përsosur, çdo ligj është i përmirësueshëm, por ne nuk mund ta shtyjmë në pafundësi në kërkim të perfeksionit, miratimin e ligjit sot.

Do miratohet sot, si një e drejtë e gjithkujt të mbrohet nga llumi i shpifjes, dhe ne do vazhdojmë punën për aspektet procedurale rregullatore, siç kemi rënë dakord dhe nga fjalia e parë tek e fundit, ligji është 100 % i përputhur me standardet ndërkombëtare. këtu jua them të konfirmuar 100 % me shkrim nga institucioni i përcaktuar për të ndjekur këtë proces, që është OSBE-ja. Pasi u morën rekomandimet e OSBE, u aplikuan 100 % në tekst, u la detyra që procesi të vazhdojë me OSBE.

Ky ligj do të kalojë sot, do apo jo Peçi Vasili, apo heronjtë tek dera e parlamentit. Unë me këta do të vazhdoj në gjykatë, nuk merrem me AMA-n, më janë bërë deri tani 60 çështje, mund të bëhen 6 mijë, këtyre nuk u ndahem, këta ose do të vinë në gjykatë të provojnë që ato që thonë janë të vërteta, ose do dënohen si fajtorë për përhapjen e shpifjeve. Ato që thotë Kurani për ata që janë atje, janë shumë herë më të rënda se ato që do të them unë në ditën kur do të jem më i angazhuar se kurrë kundër tyre, po ju siguroj për këtë. Nga sot shqiptarët ta dinë që kanë një instrument nga janari, se para vitit të ri do na e kthejë presidenti”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres në rekrutim, stërvitje dhe operacione! Forcat e Armatosura analizojnë punën e 6-mujorit të parë

18:59 / August 10, 2026

Tërmeti 7.4 ballë godet Kolumbinë, të paktën 21 të vdekur e shumë të plagosur (Foto)

17:58 / August 10, 2026

Kryetari i Komisionit parlamentar ukrainas shpjegon pse Ukraina nuk e njeh Kosovën: Krimea, Serbia dhe municioni

16:47 / August 10, 2026

Zjarri apokaliptik dhe makthi i krutanëve, kreu i zjarrfikësve Arben Cara flet për “rrethimin e Krujës” nga flakët

15:41 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.