Pothuajse një muaj pasi humbi të atin, Big Mama ka humbur një tjetër njeri të dashur të sajin, xhaxhain.
40 ditë nga dhimbja e madhe e të atit, këngëtarja është përballur me një tjetër dhimbje. Në Instastory ajo bën të ditur lajmin duke treguar se axha Is dhe i ati kanë qenë shumë të lidhur.
Lexo edhe- Një lajm i trishtë për Big Mama
“U prefsh në paqe axha Is. Nuk prite dhe pak, nuk durove të rrish pa shokun e jetës. U zemërove pse nuk të përcjelli ai ty i pari. Po neve na lat shumë keq pa asnjërin. Zoti ju bashkoftë në xhenet dhe ju bëftë mirë atje. Do të na mungoni tërë jetën, kujtimet e bukura nuk do të shuhen asnjëherë. Të kam dashtë shumë si babanë, por Zoti ju deshi me shumë dhe ju mori të dyve shumë shpejt. Nuk do t’iu harrojë kurrë. Gjithmonë do të ju kujtojmë me pozitivitetin, humorin, zemërgjerësinë që kishit”, ka shkruar këngëtarja mbi foton ku shfaqet me xhaxhain e saj.

