Një lajm i trishtë vjen nga këngëtarja e njohur shqiptare Big Mama këtë fundjavë. Ajo njofton ndjekësit e saj në rrjetet sociale se ka humbur babanë, ku dhe shpreh dhe dhimbjen e madhe për këtë humbje.
“Sot në mëngjes pas një sëmundje ka ndërruar jetë më i dashuri ynë babai Adi Kasami, njoftojmë familjarët miqtë të tjerë se varrimi i të ndjerit behët nesër datë 10.11.2019 në namazin e drekës, funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Tetovë”, shkruan këngëtarja.
Ajo kishte vetëm pak kohë që i ishte rikthyer muzikës duke publikuar një remake të këngës “Akoma të du” nga Bertan Asllani.
