Dy të vdekur është bilanci tragjik i një ngjarje të rëndë të ndodhur rreth mesditës në poliklinikën e qytetit të Patosit. Sipas policisë një person ka ndërruar jetë në vend, ndërsa i dyti ndërroi jetë në spital.
Sakaq policia bëri të ditur se autori Martin Skëndaj është vënë në pranga menjëherë.
Emrat e viktimave janë Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj nga Patosi. Ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Patos, Fier
Informacion paraprak
Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinilës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.
Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
VIJON…
