Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ja si të mbroni trurin dhe të përmirësoni cilësinë e jetës

10:27 / December 20, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
truri 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh që ndërprerjet e vazhdueshme të gjumit rrisin ndjeshëm rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit. Gjumi ndahet në disa kategori: gjumi i lehtë, i thellë, dhe gjumi i ëndrrave ose siç njihet ndryshe faza REM. Studimet, të cilave kanë zbuluar se pikërisht gjatë fazës së gjumit të ëndrrave, gjëra të mrekullueshme ndodhin në tru.

Sipas vëzhgimeve të tyre, në fazën REM të gjumit, neuronet në tru nisin të sinkronizohen, ndizen e fiken si dritat e pemës së krishtlindjeve. Më pas, ato fiken krejt papritur duke bërë që truri krejt papritur, të ketë më pak nevojë për oksigjen.

Për pasojë, truri ka nevojë për më pak gjak. Ndërkohë lëngjet që rrethojnë trurin nisin ta pastrojnë atë nga toksinat që akumulohen natyrshëm në tru dhe nxisin më pas shumë sëmundje të rrezikshme. Pra, thënë ndryshe, kur njeriu ëndërron, truri kthehet në një makinë larëse që eliminon të gjitha toksinat. Ky proces pastrimi aktivizohet vetëm në fazën kur njeriu fle aq thellë sa nis të ëndërrojë.

Gjumi Duhet Të Jetë Prioritet

Ndiqni këto këshilla dhe flini siç duhet dhe mjaftueshëm për të garantuar mirëqenien e mendjes dhe trupit tuaj.

Vendosni një objektiv

Synoni të flini shtatë orë dhe të jeni energjikë për të përballuar sfidat e ditës. Nëse zgjoheni pas një gjumi të mirë, do të ndiheni të gjallëruar e të mençur. Rrjedhimisht do të merrni vendime të zgjuara në lidhje me ushqyerjen e shëndetshme apo aktivitetin fizik. Gjumi ju bën më të motivuar dhe më të vullnetshëm për tu rezistuar tundimeve të panevojshme.

Vendosni një orar dhe respektojeni

Ndërmarrja e një angazhimi të tillë është hapi i parë drejt një gjumi cilësor. Vendosni një orar, një rutinë tuajën dhe respektojeni sa më shumë. Fikni telefonin që t’i shmangeni tundimit për të përgjuar të tjerët në rrjetet sociale Vendoseni një alarm që t’ju kujtojë se është koha për të fjetur.

Ushqehuni shëndetshëm
Kur trupi dhe mendja janë të lodhur, ju i keqinterpretoni dëshirat tuaja. Herën tjetër që kuptoni se po hani pa pasur mendjen, përpiquni të zbuloni nëse po hani se jeni të uritur apo nuk jeni ngopur me gjumë. Lodhja me urinë ngatërrohen shpesh me njëra tjetrën.

Qetësohuni
Jepini kohë vetes. Qetësohuni, merrni frymë thellë, shtendosuni dhe përqendrohuni tek momenti dhe jo ngjarjet e ditës. Nëse truri juaj gëlon nga mendimet, shkruajini ato në një letër përpara se të flini. Gjumi ka nevojë për përkushtim. Një zakon i tillë do të ndihmojë shëndetin tuaj.

Provoni këto këshilla:
• Mbani një ditar gjumi dhe shënoni çdo lloj elementi, përjetimi ose emocioni që ju shqetëson.
• Hiqni dorë nga ushqimet e rënda, çokollata dhe pijet e gazuara apo ato alkolike
• Krijoni një rutinë larg teknologjisë duke bërë banjë apo lexuar një libër./AgroWeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.