Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

E drejtonte një shqiptar/ Shkatërrohet rrjeti i shtrirë në gjithë Europën që pordhonte barna anabolike të paligjshme

14:10 / December 20, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
barna
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një organizatë shumëpalëshe kriminale e shtrirë në të gjithë Greqinë dhe në shumë vende të të tjera, sipas policisë greke, tregtonte sasi të mëdha të substancave ilegale anabolike, që shërbenin për të përmirësuar performancën e atletëve, veçanërisht në palestra, u shkatërrua nga Drejtoria e Policisë Ekonomike në bashkëpunim me autoritetet franceze.

Ky u pasua nga operacione të njëkohshme policore në Attica, Evia, Fokida, Selanik dhe Kretë, me arrestimin e 9 personave, të moshës 25 deri në 41 vjeç. Mes të arrestuarve është edhe kreu i bandës një shtetas shqiptar 25 vjeç, banues në Chalkida, si dhe katër të tjerë. Gjatë hetimit policor, u sekuestrua një depo ilegale e cila i përkiste kreut të bandës 25-vjeçarit shqiptar që u gjet në Euboea, në të cilën u gjetën lëndë të para dhe pajisje mekanike të instaluara për përgatitjen e substancave që mandej tregtoheshin. Sipas policisë operacioni është shtrirë në rajone të ndryshme të Greqisë dhe jashtë saj si në (Kanada, SH.B.A., Kinë, Turqi, Indi, Çeki, Bullgari, Britaninë e Madhe, Gjermani, Singapori dhe Panama).

Drejtuesi i bandës, së bashku me 25-vjeçarin shqiptar është një francez i cili ende nuk është arrestuar dhe që ka qenë aktiv kryesisht në Francë dhe Turqi.

Bëhet me dije se për trafikimin e drogave të paligjshme përdoreshin kryesisht kompanitë korrier, ndërsa transaksionet kryheshin duke përdorur “llogari bankare” për të siguruar anonimatin, duke e bërë të vështirë për autoritetet që të hetojnë dhe të gjurmojnë origjinën e tyre. Përveç produkteve anabolike dhe produkteve të tjera medicinale, anëtarët e organizatës kriminale trafikonin edhe substanca të tjera që përdoren si antidota për efektet anësore të shkaktuara nga sa më sipër. Lëndët e para importoheshin kryesisht nga Kina dhe Turqia, për t’u përpunuar mandej në një laborator në Evia. Banda vlerësohet të ketë funksionuar gjatë pesë viteve të fundit dhe fitimet nga biznesi i paligjshëm tejkalojnë 2,000,000 euro.

Gjatë hetimeve, u gjetën dhe konfiskuan:
mbi (500,000) copë formulime anabolike dhe të tjera të ndaluara, si pilula.
sasi të mëdha të lëndëve të para dhe substancave të tjera të ndaluara në formë të lëngshme dhe të ngurtë, materiale të shumta për paketimin e përgatitjeve të paligjshme, pajisje mekanike për prodhimin e preparateve anabolike dhe të tjera të ndaluara, një shumë prej 10,585 EUR, (16) telefona celulare, (6) kompjuterë, hard disk, shkop usb dhe një numër dokumentesh për blerjen dhe trajtimin e pajisjeve.

Të arrestuarit dhe katër bashkëpunëtorët e tyre, që ende nuk janë arrestuar, akuzohen për vepra penale, si “ ekspozim dhe shkelje të ligjeve sportive amatore dhe profesionale” dhe për “ të ardhurat të siguruara nga aktivitetet kriminale”.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorin Publik të Athinës.
Përfaqësuesit e Policisë Franceze (OCLAESP), Autoritetet Doganore Franceze (SEJF) dhe EUROPOL ishin të pranishëm në Selinë e Drejtorisë së Policisë Ekonomike gjatë aksionit të përbashkët operacional. Pas fillimit të hetimeve në Greqi, hetimet u kryen edhe në Francë, ku u arrestua një person i huaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shuhen vatrat e zjarreve në Krujë, vijon monitorimi i zonave të prekura

10:24 / August 11, 2026

Lejuan ndërtimin e një objekti 5-katësh, ndalohet ish-shefi i krimeve në Himarë dhe vartësi i tij! Në kërkim edhe dy efektivë

10:22 / August 11, 2026

Trump del në mbështetje të Infantinos: “Largimi i tij do të ishte një gabim i tmerrshëm”

09:49 / August 11, 2026

Situata me zjarret në vend/ 25 vatra në 24 orë, 5 mbeten aktive në disa zona, Ministria e Mbrojtjes: Qindra forca dhe dhjetëra mjete në terren

09:46 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.