Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev mbërrijnë në Tiranë në kuadër të Samitit të tretë të Shengenit Ballkanik i cili do të jetë dy ditë, në kryeqytet dhe Durrës.
Pas Novisadit në Serbi dhe Ohrit në Maqedoni, tashmë i takon Shqipërisë dhe Ramës të jenë pritës të takimit për Samitin trepalësh mes tre vendeve ballkanike.
Ndërkohë Kosova refuzoi ftesën. Ramush Haradinajt nuk i shkoi asnjë ftesë ndërkohë Presidenti Hashim Thaçi e refuzoi atë.
Ndërkohë gazetari Neës 24 Ergys Gjençaj raporton se sot do të marrin pjesë në eventin ‘Ti nuk do të jesh kurrë vetëm’, për bamirësi ndaj të prekurve nga tërmeti.
Nesër ata do të vizitojnë zonat e prekura nga tërmeti në Durrës dhe më pas do të zhvillohet Samiti i tretë në Durrës.
Në orën 12:00 të ditës së nesërme do të ketë takim mes delegacioneve ndërsa pjesë e Samitit do të jetë dhe kryeministri i Malit të Zi Gjukanoviç
