Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Problemet me tretjen shkaktojnë stres dhe depresion, ja cila është kura natyrale

10:21 / December 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hmm
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtimi i rasteve të njerëzve të sëmurë nga stomaku dhe nëjkohësisht nga depresioni ka shtyrë shkencëtarët të vëzhgojnë me kujdes për një lidhje mes trurit dhe stomakut. Studime të shumta shkencore kanë vënë re se njerëzit që vuajnë nga depresioni, preken më shumë nga konstipacioni, diarea e probleme të tjera.

Sipas ekspertëve, truri dhe stomaku janë të lidhura ngushtë me njëri tjetrin. Ura e komunikimit mes tyre bëhet nëpërmjet nervit më të gjatë në trup. Jo pa shkas, stomaku njihet si truri i dytë në organizëm. Çdo emocion ka një ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin tretës.

Si të përmirësoni shëndetin e stomakut

Siç ndodh me të gjitha problemet që prekin stomakun, shpesh kura nuk qëndron tek medikamentet. Janë ndryshimet në regjimin ushqimor që bëjnë diferencën. Sipas ekspertëve, një regjim i shëndetshëm ushqimor ka ndikim jo vetëm tek stomaku por edhe në shërimin e depresionit. Një regjim i shëndetshëm përbëhet nga fruta, perime, peshk dhe drithëra të plota. Ngrënia e ushqimeve të shëndetshme e bën njeriun të ndihet më mirë. Kjo sepse zorrët janë ndër prodhuesit kryesorë të serotoninës, hormoni që të bën të ndihesh mirë, prania e të cilit regjistrohet edhe në tru.

Ushqimet e shpejta shkaktojnë depresion?

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se ushqimet e pasura me sheqer dhe yndyrna ndryshojnë ose tjetërsojnë aktivitetin kimik të trurit. Kësisoj njeriu bëhet më i varur ndaj shijes së këtyre ushqimeve. Mjekët këshillojnë që njerëzit të kenë kujdes me alkolin i cili gjithashtu nxit depresionin.

Sipas tyre, njerëzit duhet të konsumojnë më shumë ushqime të pasura me selenium, një mineral që pakëson depresionin dhe përmirëson humorin. Seleniumi gjendet tek drithërat e plota, arrat dhe peshqit. Këto të fundit janë të pasur me acide yndyrore Omega-3 të cilat mbrojnë qelizat nervore të trurit. Aktiviteti fizik është gjithashtu një pjesë thelbësorë e shëndetit të trurit, bashkë me probiotikët të cilët përmirësojnë shëndetin e stomakut dhe të mendjes bashkë./AgroWeb

depresion kura natyrale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Keni dëgjuar për trishtimin e dimrit, por çfarë mund të thuhet për depresionin e verës?

20:41 / August 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.