Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Negociata/ Meta flet për televizionin boshnjak: Ky është një test që duhet ta kalojmë, nuk është koha të tregojmë që po kërkojmë opsione të tjera

15:34 / December 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Në një intervistë  për televizionin boshnjak “O Kanal” Presidenti Ilir Meta, ka komentuar   procesin e integrimit të Shqipërisë dhe rajonit në Bashkimin Europian.

Kreu i shtetit deklaroi se pas refuzimit të BE për negociatat, “nuk është koha për të nxjerrë në ankand të ardhmen tonë. Jemi para testit sa besojmë në vlerat euro-atlantike”.

Gazetari: Bashkimi Evropian i tha “jo” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit, duke e shtyrë sërish për në pranverë mundësinë e çeljes së negociatave. Mendimi juaj mbi këtë proces?

Presidenti Meta: Tani është koha që ne të shumëfishojmë përpjekjet tona dhe të konsiderojmë këtë hezitim, mungesën e një vendimi pozitiv, që vjen gjithashtu edhe për shkak të debateve të brendshme dhe reformave brenda Bashkimit Europian, si një test për vendet tona.

Të tregojmë që angazhimi ynë për të zhvilluar vendet tona dhe rajonin bazuar në vlerat europiane është serioz.

Ky është një test që duhet ta kalojmë me sukses dhe duhet gjithashtu të bindim vendet skeptike, që ne jemi vende serioze, ne jemi plotësisht të motivuar dhe mbetemi të angazhuar për të ndërtuar të ardhmen europiane për vendet tona dhe shoqëritë tona dhe që ne meritojmë mbështetje më të madhe në të ardhmen.

Nuk është momenti dhe koha për të treguar se ne nuk jemi seriozë apo që po kërkojmë opsione të tjera, sepse duke bërë kështu ne do t’u shtojmë dyshimet njerëzve brenda BE-së, të cilët janë skeptikë për zgjerimin e Europës në të ardhmen. Gjithashtu, do të dobësonim të gjithë mbështetësit tanë, që kemi brenda BE-së dhe shumica e vendeve dhe forcave brenda BE-së janë pro zgjerimit të unionit dhe përfshirjes së gjithë vendeve të Ballkanin Perëndimor, jo vetëm për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Meta Negociata tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.