Një pasdite e vështirë në kampionatin shqiptar në ndeshje të kushtëzuara nga reshjet atmosferike. Ekipi i Tiranës ka marrë një fitore të madhe kundër Laçit në transfertë me rezultatin 1-2. Egbo duket se ka shëruar 24 herë kampionët e vendit që fitojnë 3 ndeshje radhazi nën drejtimin e tij.
Takimi nisi mirë për vendasit që kaluan të parët në avantazh. Ignjatovic realizoi në minutën e 30′ që dërgoi topin në rrjetën e Ilion Likës për 1-0. Bardheblutë nuk u dorëzuan, madje reaguan shumë shpejt me Ernest Muçin. I riu që ka ulur në stol Ngoonë barazoi shifrat në 1-1 pas 3 minutash. Pjesa e dytë ishte më e luftuar nga të dy kampet, por në fund ishin miqtë që u treguan më të saktë.
Muçi u kthye në heroin e bardhebluve, pasi shënoi dhe golin e dytë. I riu mori një top mjaft mirë brenda zonës dhe shënoi për 1-2 duke kënaqur tifozët e paktë që kishin udhëtuar për të ndjekur ndeshjen nga stadiumi. Tirana fiton një ndeshje mjaft të rëndësishme që e kalon në vend të tretë me dy pikë më pak se Kukësi. Laçi zbret në vendin e pestë, 5 pikë larg kreut.
Bylisi ka fituar minimalisht ndeshjen kundër Luftëtarit. Bashllishiotët morën 3 pikë të arta pas triumfit me shifrat 1-0. Vendasit iu falën një gol të Guindos në minutën e 35′ me penallti. Ekipi vendas blindon vendin e dytë dhe barazon Kukësin e vendit të parë, por me një ndeshje më pak.