Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar në aksin Elbasan-Cërrik.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shirgjan, ku një automjet ka përplasur një motoçikletë, duke e nxjerrë nga rruga.
Për pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës.
Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.
