Pas pretendimit të aktorit Laert Vasili se është sulmuar fizikisht nga aktivistët për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe pas reagimit nga Aleanca për Mbrojten e Teatrit, është publikuar edhe një video e re nga momenti i ‘përplasjes’ mes aktorit dhe aktivistëve.
Video e publikuar ka treguar momentet kur forcat e policisë kanë ndërhyrë për të qetësuar dhe për të shmangur përplasjen.
Aleanca për Mbrojten e Teatrit në reagimin e saj e ka quajtur një manovër të inskenuar nga pushteti këtë incident dhe që kërkon pretekst për ndërhyrje me forcat e policisë.
Aktivistët e Aleancës kanë treguar se për të verifikuar provokimet e Vasilit mund të kontrollohen edhe kamerat e sigurisë që ndodhen në sheshin pranë Teatrit Kombëtar.