Përroi i Shehit në fshatin Muzhakë të Komsisë ka rrezikuar pasditen e sotme dy shtëpi banimi dhe urën që lidh këtë njësi administrative me rrugën nacionale Burrel-Qafë Shtamë.
Në momentet kur përroi arriti kuota të papara ndonjëherë banorët njoftuan Policinë dhe Bashkinë dhe kërkuan ndihmë pasi dallgët kishin shkaktuar dëme serioze, duke rrezikuar shembjen e dy banesave dhe urës së Muzhakës.
Drejtues të Prefekturës Dibër, Bashkisë Mat, këshilltarë dhe specialistë të Shtabit të Mbrojtjes Civile ishin pranë banorëve dhe premtuan se që nesër grupet e verifikimit do të jenë në terren. /tirananews.a.l/



