Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Si të përdorni uthullën e mollës për lëkurën

09:33 / December 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
uthull molle 750x500
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nxehtësia e diellit është tepër e ashpër në lëkurë dhe shkakton probleme si djegie, akne, puçra, njolla dhe infeksione të tjera.

Kurat dhe trajtimet e këtyre problemeve janë të shumta por një prej tyre e gjeni pikërisht në shtëpinë tuaj.Bëhet fjalë për uthullën e mollës e cila ofron shumë përfitime për shëndetin e lëkurës.

Uthulla e mollës është e pasur me disa acide të mira për lëkurën por edhe vitamina, enzima dhe kripëra minerale.

Aknet Dhe Puçrat

Uthulla e mollës është shumë e mirë kundër puçrave kryeneçe.Ajo lufton bakteret dhe mykun por edhe e pastron lëkurën nga yndyra dhe pluhuri.

Përziejeni uthullën e pafiltruar me ujë dhe më pas lyejeni fytyrën me të duke përdorur pambuk.Pas 10 minutash, lajeni fytyrën me ujë të vakët.

Këtë trajtim duhet ta përsërisni për disa ditë.

Të Djegurat Nga Dielli

Përzieni gjysëm filxhani me uthull molle me 4 filxhanë ujë.Fusni në enë një napë të pastër dhe me të lyeni zonat e djegura të lëkurës.Këtë trajtim duhet ta përsërisni disa herë në ditë deri sa lëkura të përmirësohet.

Heqja e Qelizave Të Vdekura
Uthullën e mollës mund ta përdorni edhe për heqjen e qelizavve të vdekura.

Mjafton të tresni pak uthull molle në një vaskë të mbushur me ujë të ngrohtë ku duhet të qëndroni 20 minuta.Këtë trajtim përsëriteni disa herë në javë që të riktheni nivelet e shëndetshme të pehashit të lëkurës.

Tonifikimi i Lëkurës

Uthulla e mollës ka efekt shtrëngues për lëkurën dhe i bën mirë asaj të yndyrshme.Ekspertët këshillojnë të përzieni pak uthull me ujë dhe të shtoni edhe disa pika të vajit esencial të preferuar.

Lyejeni pambukun në këtë tretësirë dhe aplikojeni në fytyrë e më pas shpëlajeni me ujë.Trajtimi mund të përdoret një ose dy herë në ditë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kujdes me kolagjenin! Ja shenjat që tregojnë se lëkura po humbet elasticitetin…

16:32 / August 9, 2026

DW: Pagjumësia nga nxehtësia, problem serioz në Evropë

10:18 / August 6, 2026

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Check-up dhe hemodializa, shërbimet koncesionare kalojnë te Operatori Publik

15:03 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.