Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Harrohet” amnistia për të burgosurit, projektligji jashtë axhendës së Parlamentit

19:38 / December 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1533217340 burgjet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në muajin shtator 2019 në një videokonferencë me gratë e burgosura, Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj në krah me drejtorin e burgjeve Agim Ismaili do të shprehej se Krishtlindjet dhe Vitin e Ri disa prej tyre do t’i kalonin në shtëpi.

“Dhe menjëherë deri në fund të shtatorit, që amnistia të miratohet në qeveri dhe pas kësaj të kaloj menjëherë në parlament me qëllim që dhjetori, Krishtlindjet ato që do përfitojnë do t’i kalojnë në shtëpi”, tha më herët Gjonaj.

Premtimin se amnistia do të miratohej brenda muajit Gjonaj e forcoi edhe më datë 12 dhjetor, por paçka se muajt ecnin asgjë nuk ndryshoi.

Më 18 dhjetor 2019 parlamenti mbajti seancën e fundit plenare për këtë vit dhe projektligji për amnistinë nuk ishte pjesë e axhendës, paçka premtimit të minsitres Gjonaj. Seanca e fundit plenare pati disa pika përfshi ato ekonomike e politike, por jo amnistinë e cila kërkon nga ana tjetër dhe 3/5 e votave të Kuvendit përkthyer në 84 vota.

Pritej që me amnistinë e fundvitit minimalisht 650 të dënuar me vendim të formës së prerë deri në tre vite dhe gratë mbi 50 vjeç të ishin përfituesit e këtij vendimi. Amnistia e përgatitur edhe me drejtorinë e përgjithshme të burgjeve do të ndikonte dhe në uljen e mbipopullimit në burgje, por mbetet për t’u parë nëse në sesionin e janar 2020 do të futet apo jo për miratim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, reagon edhe SHBA: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i domosdoshëm

18:42 / August 11, 2026

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit, ndryshimet kryesore

17:31 / August 11, 2026

Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen

16:45 / August 11, 2026

Dibër/ Zjarr i fuqishëm përfshin pyjet e Lurës, ndërhyrje nga ajri dhe toka

16:22 / August 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.