Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Shifrat alarmante: Emigrantët shqiptarë në Gjermani u trefishuan në 4 vitet e fundit

10:30 / December 24, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
azil 780x439
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjermania është një prej destinacioneve kryesore të emigrantëve shqiptarë, ku si me magnet në vitet e fundit po tërheq profesionistët, si mjekët, infermierët, apo edhe IT-të. Këtë e tregojnë edhe shifrat më të fundit të publikuar nga INSTAT, ku në katër vite, numri i emigrantëve shqiptarë atje u rrit më shumë se tre herë. Në 2019-n, sipas INSTAT, jetonin dhe punon në Gjermani 50,400 mijë emigrantë shqiptarë, apo 4.2% e totalit të emigrantëve shqiptarë në botë. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara për vitin 2019, numri i emigrantëve shqiptarë në botë është rreth 1,2 milionë.

Të dhënat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Instituteve të Statistikave të vendeve të tjera ndihmojnë për ilustrim në lidhje me destinacionet më të rëndësishme për emigrantët shqiptarë Italia dhe Greqia kanë përqindjen më të madhe të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit (rreth 75 përqind).

Ato ndiqen nga SHBA, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Belgjika, etj. Në tabelën e mëposhtme tregohet shpërndarja në përqindje e emigrantëve shqiptarë sipas destinacioneve kryesore për periudhën 1995 – 2019.

ECB1374A 9BB4 4C30 AA27 9E27B3487454
Në grafikun e mëposhtëm paraqitet norma e rritjes vjetore të numrit gjithsej të emigrantëve shqiptarë në katër vendet kryesore sipas destinacionit. Vihet re që numri i emigrantëve në Itali, Greqi dhe ShBA është rritur në mënyrë intensive gjatë pesëvjeçarëve 1990 – 1994 dhe 1995 – 1999, të cilat përbëjnë periudhën e emigracionit masiv të shqiptarëve. Gjatë viteve 1990 – 1994, numri i emigrantëve shqiptar në Greqi, Itali dhe ShBA rritej çdo vit me rreth 30 % të numrit të vitit paraardhës. Këto norma bien në rreth 11 % gjatë periudhës 1995 – 1999. Pas vitit 2000, norma e rritjes së numrit të emigrantëve shqiptarë në Greqi bie me shpejtësi dhe arrin në nivele negative gjatë periudhës 2010 – 2019. Kjo do të thotë se, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, numri gjithsej i emigrantëve shqiptarë në Greqi po zvogëlohet.

Gjatë periudhës 2015 – 2019, edhe në rastin e Italisë dhe ShBA, norma vjetore e rritjes së numrit të emigrantëve është zvogëluar në mënyrë konstante, duke arritur në rreth 3 %.

Nga ana tjetër numri i emigrantëve shqiptarë në Gjermani ka ndryshuar me ritme të tjera nga ato të Italisë, Greqisë dhe ShBA-ve. Gjatë viteve 1990 – 1994, ky numër rritej me rreth 10 % në vit. Më pas norma vjetore e rritjes u zvogëlua në mënyrë konstante, duke arritur në rreth 1 %, përgjatë periudhës 2010 – 2014. Vetëm pas vitit 2015, numri i emigrantëve shqiptarë në Gjermani filloi të rritet, Duhet të theksohet se shtetësia është një karakteristikë e ndryshueshme, njerëzit mund të fitojnë shtetësinë e vendit të huaj të qëndrimit të tyre.

Gjatë viteve 2008-2009, 22.8 mijë shqiptarë kanë fituar shtetësinë greke; në Itali 14 mijë shqiptarë kanë fituar shtetësinë italiane. Kështu së bashku me një numër të panjohur të shqiptarëve të paregjistruar, popullsia e shqiptarëve jashtë vendit do të ishte më e madhe. Nga ana tjetër, popullsia me shtetësi shqiptare jashtë vendit përfshin një brez të dytë të fëmijëve të lindur jashtë Shqipërisë, të cilët nuk duhet të konsiderohen emigrantë. rritej me një normë vjetore prej rreth 35 %, duke e kthyer këtë vend si destinacionin kryesor të tyre. Kjo ka bërë që pesha që zënë emigrantët shqiptarë në Gjermani, në numrin gjithsej të emigrantëve, të katërfishohet nga 1,3 % në 4,2 %.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.