Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Ish-burri lot e trishtim në studio. Gruaja: Mbase gabova, por për fëmijët unë…

15:21 / December 24, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatbardha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fieraku Arti Braka denoncoi në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 ish-gruan e tij. U njoh me të vite më parë dhe jetuan së bashku për një periudhë 8-vjeçare, por ajo e denoncoi për dhunë dhe ai u burgos. Teksa ndodhej në burg është kryer dhe procesi i divorcit, gjykata ka lënë 2 fëmijët e mitur në kujdestarinë e nënës ndërsa atij i ka vendosur një pension ushqimor, të cilin nuk e ka paguar asnjëherë.

Pas disa akuzave të rënda lidhur me jetën e saj ai është shprehur se ajo ka braktisur tani edhe fëmijët.

Fatbardha është larguar në shtetin italian ndërkohë që ata i ka lënë te nëna e saj. E ëma ka telefonuar Artin dhe i ka kërkuar të shkonte të merrte fëmijët pasi nuk i mbante dot më. Më pas edhe ajo është larguar për në Itali. Për shkak të zhvendosjes së vendbanimit ata nuk shkojnë dot në shkollë. Apeli i Artit si baba ishte që ata të riktheheshin në shkollë sa më parë. Pas apelit të tij ka reaguar Fatbardha e cila në një lidhje ‘live’ për News24 tha se ishte gati të kthehej vetëm që fëmijët të shkonin në shkollë.

“Unë po bëj 5 muaj afërsisht në Itali. Fëmijët i kam lënë tek nëna ime. Mbase dhe unë kam bërë gabim që i lashë tek nëna ime. Unë e planifikova ndryshe. Unë po punoj në të zezë. Kam bërë gabim që ia kam lënë nënës sime pa kujdestari dhe letrën për shkollën. Se përfunduan fëmijët në këtë pikë.

(Arti qan) Nëna më tha që unë do t’i çoj tek i ati. Dakord. Unë duke menduar që është i ati dhe nuk mund t’i lërë mes katër rrugëve, thashë mirë. Ato gjërat që unë kam braktisur fëmijët nuk është e vërtetë. Unë kam folur me fëmijët. Arti më ka kërkuar firmën por unë jam pa letra. Unë atë firmë nuk e dërgoj se kam frikë se më merr fëmijët. Ai zotëria aty po të ishte i zoti nuk i nxirrte fëmijët e të thoshte që i braktisi nëna. Unë ato 2 vjet që ishte në burg i kam mbajtur vetë, pa ndihmën e askujt. Unë do vij për fëmijët”, deklaroi nëna e dy fëmijëve.

Fatbardha tha se ka pranuar të flasë vetëm për të gjetur një zgjidhje për fëmijët për të cilët është shumë e shqetësuar. “Për këtë gjë kam hapur telefonin. Kurse ky zotëria shkon në televizion dhe shprehet në këtë mënyrë për nënën e tyre. Ai pse thotë i ka braktisur nëna?”, u shpreh gruaja.

Babai i tyre u shpreh se për fëmijët është në gjendje të bëjë gjithçka dhe i kërkoi të gjejnë një zgjidhje.

“Unë gjithë muhabetin e kam për fëmijët. Tani më dalin muhabete të tjera. Ajo thotë nuk i kam braktisur. Ajo të mundohet, jo të gënjejë. Unë nuk kërkoj lekë që po i mbaj fëmijët. Ajo i braktisi fëmijët. Edhe nëna e saj i braktisi. Unë tani po ia çoj fëmijët nënës së saj.

Pse nuk e jep prokurën?!

Kam tre vjet që dëgjoj thashethemet dhe presionet e tua. Unë për fëmijët bëhem copa, jo si ti që i braktise. Unë e kreva dënimin për atë që bëra, jo si ti që po i le fëmijët rrugëve. Nuk më intereson asgjë tjetër. Çfarë u bë, mbaroi. A ka mundësi të bëjmë diçka për fëmijët. Nuk do kërkoj lekë nga ty, sepse jam i aftë t’i mbaj vetë”, deklaroi babai.

Fatbardha tha kujdestaria nuk diskutohet më, pasi e ka ndarë ligji dhe i kërkoi ish-bashkëshortit të kujdeset për shkollimin e tyre.

“Ke ardhur për të mirën e kalamajve, jo për të drejtat. Ato i kanë ndarë ligji. Mendo për fëmijët, si janë katandisur”, deklaroi nëna e tyre.

Ndërkohë që ish-bashkëshorti i kërkoi të kthehej për të futur fëmijët në shkollë dhe i kërkoi falje publike për deklaratat.
“Nuk ia mbaj fëmijët gjallë në botë, sepse është nëna e fëmijëve. Le çfarë kam bërë, e kam rrahur, kam vajtur në burg, por vetëm dhe vetëm për ata fëmijë. Unë i kërkoj falje publike zonjës”, tha babai i fëmijëve.

Arti Braka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.