Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Manastirliu: Spitalet në gadishmëri 24 orë për festat e fundvitit

15:48 / December 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ogerta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gadishmëri 24 orë në ditët festive. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila vizitoi në vigjiljen e Krishtlindjes Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Gjatë gjithë ditëve festive kemi marrë masat për rastet e urgjencës që mund të ndodhin duke garantuar shërbimin shëndetësor 24 orë në 24 nëpër spitale. Janë marrë masat, për të mos munguar medikamentet dhe ekipi i mjekëve dhe infermierëve do te jëtë në gjendje gatishmërie për festat e fundvitit”, tha Manastirliu.

Urdhëri i ministres përcakton sigurimin e gadishmërisë së transportit mjekësor me autoambulancë për të sëmurët që kanë nevojë për këtë shërbim dhe përcaktimin e listës së mjekëve të gadishmërisë “on call” për secilin shërbim. Gjithashtu në ditët e festave vendoset në gadishmëri edhe shërbimi i autoambulancave dhe Njësisë së Helikopterëve.

Shefi i Shërbimit të Urgjencës në QSUT, prof. Eqerem Hasani tha se janë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin e pritshëm në rritje në ditët e festave. Vigjiljen e Krishtlindjes Ministrja Manastirliu e festoi me fëmijët e shtruar në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Festës në Pediatrinë e QSUT-së ju bashkuan aktorët e Teatrit të Kukullave, të cilët realizuan shfaqjen “Tre derrkucët” për të sjellë atmosferën e festës në Pediatrinë e Tiranës. Në repartin e Onko-Hematologjisë në Pediatri u krijua një atmosferë festive me dhurata dhe lojëra me personazhet e dashur për fëmijë.

Ministrja Manastirliu falenderoi ekipin e mjekëve, infermierëve, të gjithë personelin e spitaleve që këto ditë do të jenë në gatishmëri 24/7 për t’iu ardhur në ndihmë atyre që do të kenë nevojë për shërbim shëndetësor.

manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Manastirliu takon banorët e pallatit të dëmtuar nga zjarri: Bonus qiraje dhe dëmshpërblim i dëmeve

10:10 / April 18, 2026

Balla dhe Manastirliu vizitë në një familje në Tiranë: Bonusi i fundvitit, mbështetje për mbi 700 mijë pensionistë

19:21 / December 20, 2025

Gara për Tiranën, Alimehmeti: Binaj ka aleat njerëzit

19:24 / October 22, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.