Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rama-Veliajt: Nëse e sjell nevoja, ti e ha gjelin edhe pa bërë

17:41 / December 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Familja Belegu këtë Krishtlindje e Vit të Ri, do ta gëzojë me shtëpi të re, pas humbjes së banesës më 21 shtator. Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë Tiranës Erion Veliaj i dorëzuan sot çelësat e banesës së re e cila është ndërtuar në kohë rekord familjes Belegu nga Petrela. Kryefamiljari i saj, Xhevdet Belegu, i cili vuan edhe nga probleme shëndetësore, kurrë nuk do e imagjinonte më 21 shtator se shtëpia e tij e shkatërruar plotësisht do të mund të rindërtohej për shkak edhe të vështirësive ekonomike. Por lotët e hidhërimit të asaj dite sot janë kthyer në lot gëzimi, kur tre fëmijët e tij të vegjël do të kenë mundësi jo vetëm të kenë një banesë më të mirë, por edhe të rriten e të studiojnë në kushte komode.
Sikurse premtoi kryebashkiaku Veliaj në shtator, Bashkia e Tiranës bashkë me një nga kompanitë që u përgjigjën në kohë rekord thirrjes për të adoptuar një banesë, filloi ndërtimin e saj, ndërkohë që është menduar edhe për mobilimin e saj të plotë me gjithçka që është e nevojshme duke filluar nga elektroshtëpiaket tek këndet etj. “Shtëpitë e reja siç e patë kishin rezistuar, kurse Xhevdeti rri te shtëpia e prindërve, të shtëpia e vjetër e plakut. I ranë muret. Dhe sipas porosisë tuaj për tërmetin e parë që të mbaronim çdo shtëpi, para Vitit të Ri. Prandaj ishte dhe simbolika e gjelit, që, çelësin dhe gjelin dhe një fillim i ri te shtëpia e re”, theksoi Veliaj.
Kryebashkiaku Veliaj siguroi se të gjithë banesat e reja do të plotësojnë të gjithë standardet.
Shtëpia e tyre e re 3+1, plotëson më së miri të gjithë nevojat për strehim të familjes Belegu e cila ka tre fëmijë

Pjesë nga batutat:

Veliaj: Kemi sjellë edhe gjelin e detit, por nuk jemi duke e sjellë këtu.

Rama: Jo, mos ta hamë gjelin. Vetëm gjelin mos ta hamë.

Veliaj: Jo, jo, jo nuk është i gatuar.

Rama: Se me këto teoritë që sjell lëngun e pi vetë, sjell gjelin e ha vetë nuk vazhdohet.

Veliaj: Është i pa bërë gjeli.

Rama: Nëse e sjell nevoja ti ha edhe ashtu po…

Edi Rama Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

09:31 / June 6, 2026

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.