Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Serbia “ringjall” dy brigadat që bënë krime në Kosovë e Bosnjë

12:46 / December 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vulin serbian army force
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas 13 vjetësh Armata e Serbisë ua kthen statusin dy brigadave të cilat mbahen në mend për krimet në Bosnjë dhe në Kosovë. Bëhet fjalë për Brigadën 63 parashutiste dhe atë 72 për operacione speciale, bëjnë me dije mediat e Beogradit, shkruan Koha.net.

Që të dyja kanë marrë pjesë në luftëra gjatë viteve të nëntëdhjeta, ndërkaq më 2006, kur u formua Armata e Serbisë, iu ul rangu i tyre në batalion dhe u shkrinë në Brigadën Speciale, rikujton Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, duke njoftuar në lidhje me këto ndryshime, tha se “Sa herë që popullit serb i kërcënohej rreziku nga masakrat dhe shkatërrimi, këto që mbanin këta emra ishin me të. Vetëm një popull mosmirënjohës dhe vetëm një ushtri jo çlirimtare, që komandohet nga të huajt, do të vendoste të humbë emrat Brigadës së lavdishme 72 dhe asaj 63, dhe t’i hedh në të kaluarën…”

Këto dy brigada si njësi elitare, fillimisht të APJ-së e pastaj të Ushtrisë Jugosllave, nga viti 1991 deri më 1999 kanë marrë pjesë në luftëra në ish-Jugosllavi, ka thënë hulumtuesi i Fondit për të Drejtën Humanitare Jovan Kollariq.

“Ajo për çka mbahen në mend më së shumti pa dyshim është pjesëmarrja e Brigadës 72, e pastaj edhe pjesë të Brigadës 63 parashutiste, në rrethimin e Sarajevës, përkatësisht që të dy këto brigada u dërguan atje në dhjetor të vitit 1993 në zonën e Vogoshqës me detyrë që të marrin kontrollin e malit Zhuç, një pikë me rëndësi strategjike për forcat serbe në Bosnjë e Hercegovinë. Këtë të dhënë e kemi marrë vesh nga aktgjykimi i Tribunalit të Hagës ndaj Momçillo Perishiqit”, ka thënë Kollariq.

bosnje Brigadën 63 Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.