Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akuzohet se i bëri atentat Florenc Çapjes në Elbasan, 22-vjeçari merr surprizën e pakëndshme në paraburgim

15:44 / December 25, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Florenc Capja dhe Shkelzen Hasanpapaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa qëndronte në paraburgim si i akuzuar për atentatin ndaj Florenc Çapjes në Elbasan, Shkëlzen Hasanpapaj ka konsumuar një tjetër vepër penale.

Një kontroll i beftë në qelinë e tij në paraburgimin 302 në Tiranë në maj të këtij viti zbuloi një telefon celular “iPhone 6S”. Sendi i ndaluar ka ngarkuar me përgjegjësi penale 22-vjeçarin, duke e dërguar si të pandehur në Gjykatën e Tiranës për akuzën e “futjes dhe mbajtjes së sendeve të ndaluara në burg”.

Në përfundim të gjykimit ai është shpallur fajtor dhe dënuar me 8 muaj burg. Sipas arsyetimit të vendimit, Hasanpapaj nuk ka dhënë asnjë shpjegim pas gjetjes së aparatit telefonik shkruan A2.

Gjykata thekson se karta SIM e përdorur nga i pandehuri rezultonte e regjistruar në kompaninë përkatëse telefonike me emrin Jurgen Kurti. Por, nga verifikimi i librit të takimeve të paraburgimit “Mine Peza” nuk rezultonte që ky person t’i kishte ardhur në takim të pandehurit.

Në muajin nëntor, Shkëlzen Hasanpapaj u dënua me 10 vite burg nga Gjykata e Elbasanit për tentativën e vrasjes së Florenc Çapjes dhe Bledar Muçës në qershor 2016 në Elbasan. Sipas gjykatës, 22-vjeçari ishte autori i breshërive automatike drejt automjetit ku ata udhëtonin në qershor 2016 në Elbasan, duke plagosur Muçën, si edhe një efektiv policie, kalimtar në vendin e ngjarjes.

Pas krimit, Hasanpapaj u largua drejt Holandës ku u arrestua dhe ekstradua në Shqipëri. 

Florenc Çapja Shkëlzen Hasanpapaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.