Një autobus i linjës Tiranë- Athinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Memaliaj-Tepelenë, në vendin e quajtur Ura e Bënçës.
Sipas të dhënave të para mjeti me targë greke ITY2760 ka qenë bosh fatmirësisht, dhe po shkonte në Athinë për të marrë pasagjerë, por ka përfunduar në kanal. Për pasojë janë plagosur të dy shoferët.
Ata janë dërguar në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
