Një 27-vjeçar nga Vlora është vënë në pranga pasi ka hapur në Facebook një adresë të rreme në emër të ish të fejuarës së tij. Ndaj të riut rëndon akuza e përndjekjes dhe ndërhyrje pa të drejtë në jetën private.
Sipas policisë së Vlorës, ai e mendoi këtë si një mënyrë hakmarrje ndaj ish të fejuarës së tij. Sipas njoftimit zyrtar ai është arrestuar pasi për motive të dobëta ka përndjekur ish të fejuarën e tij dhe ka hapur adresa të rreme në rrjetet sociale, me qëllim prishjen e imazhit të saj.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit S.K për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private”.
