Dy persona janë vënë në pranga pasi janë konstatuar se ngisnin mjetin në gjendje të dehur, e mesa duket festa e Krishtlindjes nuk ka kaluar pa alkool.
Sipas burimeve zyrtare të policisë së Durrësit u arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 44 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip Benz në gjendje të dehur. Gjithashtu u arrestua E. B., 51 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas, në aksin rrugor Sukth-Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip Toyota është përplasur me barrierat metalike mbrojtëse duke shkaktuar dëme materiale.
