Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Pulë apo gjel, çfarë të zgjidhni për darkën tradicionale të Vitit të Ri?

11:36 / December 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gjel, pule
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këto javë të gjithë kanë një synim të vetëm; blerjen e produkteve të nevojshëm për të përgatitur darkën e ndërrimit të viteve.

Turshitë, ullinjtë, perimet e freskëta, mishi, petat e bakllavasë e arrat, të gjitha janë pjesë e listët së blerjeve.

Por mbase më i rëndësishmi është gjeli apo pula e detit. Sipas të dhënave duket se tregtia e gjelave të detit është përqendruar në zonat e Baldushkut, Ndroqit, Pezës, Vaqarrit, Farkës etj.

Duke qenë se është kthyer në një traditë të pandashme për fundvitin, tregtia e tyre është rritur me 40-50%.

Edhe pse në shumë raste familjarët i bien shkurt dhe blejnë gjelin, edhe pula e detit nuk mbetet pas.

Sigurisht që mes tyre ka një ndryshim themelor që nis nga mishi e shkon deri tek recetat ku duhet t’i përdorni.

AgroËeb.org jua bën të lehtë zgjedhjen mes të dyve në këtë artikull, që t’i jepni shijen e duhur festave.

Diferenca e mishit të gjelit dhe pulës së detit

Gjeli i detit shquhet për qafën e tij të dhjamosur, madje në disa zona të jugut të Shqipërisë, gusha e gjelit e pjekur i jepej mikut të shtëpisë.

Kjo traditë bëhej për të nderuar mikun e familjes.

Por pavarësisht zakoneve krahinore, gjeli i detit ka një sasi më të madhe dhjami.

Diçka e tillë e bën atë perfekt për këdo që preferon që përsheshi, orizi apo patatet e pjekura të dalin të shkrifa.

Nga ana tjetër pula e detit, ka një përmbajtje më të vogël dhjami, duke e bërë mishin e saj më të mbledhur.

Mishi i pulës gjithashtu është edhe më i kuq, krahas atij të gjelit që është pothuaj i bardhë.

Duke qenë se ka pa një sasi të vogël dhjami, mishi i pulës së detit është perfekt për personat që duan diçka më të shëndetshme.

Mishi i pulës së detit është zgjidhja perfekte nëse doni të përgatisni mesnikun e famshëm me petët e pjekura.

Një tjetër ndryshim mes këtyre dy produkteve është përgatitja e tyre.

Siç e përmendëm, pula e detit ka mish pak më të fortë ndaj dhe mund të kërkoj kohë pak më të gjatë gatimi

gjel pule Vitit të Ri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tavolina e Vitit te Ri, këto janë ushqimet fatsjellëse që nuk duhet të mungojnë

09:53 / December 31, 2025

Nga gjeli i detit te vera, sa shtrenjtë po kushton tryeza e Vitit të Ri?

08:34 / December 31, 2025

Napoli “mbretëresha” e ushqimit për vitin 2025, ja ku renditet Shqipëria

10:43 / December 8, 2025

Të hash çdo ditë të njëjtën gjë, çfarë i ndodh organizmit

22:59 / August 29, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.