Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shpëtoi të riun nën rrënojat e “Vila Palmës”, dekorohet doktori Grej Malo

12:14 / December 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klajdi qato
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i shtetit Ilir Merta ka dekoruar sot doktorin Grej Malo, koordinator i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, i cili shpëtoi të riun Klajdi Qato nga rrënojat e ish hotelit “Vilma Palma” në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Presidenti i Republikës i dorëzoi zotit Grei Malo titullin e lartë “Në vlerësim të kontributit humanitar si mjeku i parë, që zbriti në terren dhe hyri në rrënojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, duke shpëtuar jetë njerëzish në të gjitha zonat e dëmtuara, si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile”

Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Meta vuri në dukje:

“Kush shpëton një jetë shpëton një botë të tërë!” ka thënë Shenjtorja shqiptare, Nënë Tereza.

Unë sot jam i privilegjuar që t’i akordoj Titullin ‘Për Merita të Veçanta Civile’ zotit Grej Malo, mjekut hero, i cili jo vetëm zbriti menjëherë në terren pas goditjes së tërmetit të rëndë të 26 nëntorit, por dhe rrezikoi jetën e tij për orë të tëra nën rrënoja për të shpëtuar jetë njerëzish në zonat e dëmtuara, si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile.

Z. Malo ishte ai i cili u dha ndihmën të izoluarve në rrënoja duke punuar në mënyrë të palodhur së bashku me ekipin e specializuar të zjarrfikësve të Kavajës, por dhe me ekipin që erdhi më pas nga Greqia ku në mënyrë të veçantë u evidentua roli dhe kotributi e tij në shpëtimin e të riut Klajdi Qato i mbetur nën rrënoja tek godina e Hotel “Palma” në Durrës.

Për fat të mirë Klajdi gjendet sot me ne në këtë ceremoni falë këtij akti të lartë civil, i cili e bën zotin Grej Malo një njeri mjaft modest, një hero të vërtetë, pasi nuk ka heroizëm më të madhe se sa të rrezikosh jetën tënde për të shpëtuar jetën e tjetrit.

Ndaj, Grej na bën të gjithëve krenarë për një nivel të lartë profesionalizmi dhe përgatitjeje, për të mbrojtur jetën njerëzore nën rrënoja, të cilat dëshmojnë për një nivel të lartë profesionalizmi dhe përgatitjeje”, tha Meta.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I armatosur me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

11:56 / November 15, 2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Meta kundërshton disa prova të SPAK – Kërkesë në GJKKO: Të mos administrohen disa dokumenta

20:58 / November 13, 2026

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.