Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Meta i jep fund dilemave: Jap dorëheqjen nga…

10:46 / April 29, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirananews JAMI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ilir Meta, kreu në detyrë i LSI, i zgjedhur gjatë ditës së djeshme president i ri i Republikës së Shqipërisë, do të jetë në krye të Kuvendit deri një ditë para betimit të tij si kryetar shteti. Më 23 korrik ai do të heq dorë nga funksioni i kryeparlamentarit, për të bërë betimin si president më 24 korrik, ditë kur mbaron mandati 5-vjeçar i Presidentit në ikje Bujar Nishani.

Kështu, Meta do të kryesojë edhe seancën e së enjtes së ardhshme, që shënon edhe mbledhjen e fundit të parlamentit, për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare që do të mbajë vendi.

“Do të vijoj të jem kryetar i kuvendit të Shqipërisë deri ditën e betimit si president. Do të jap dorëheqjen përpara betimit për arsye të vetë lidhjes midis këtyre institucioneve edhe në planin kushtetues dhe institucional. Por edhe se të enjten e ardhshme do të jetë seanca e fundit plenare”, tha Meta.

Por ndryshe do të jetë për funksionin e tij si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në një konferencë për mediat, Meta tha se në mbrëmje kur pritet të zyrtarizohen listat e kandidatëve për deputetë të LSI-së, ai do të heqë dorë nga ky post drejtues dhe cdo funksion brenda LSI-së. Meta sqaroi se drejtimin e LSI-së do ta marrë zv.kryetari aktual, Petrit Vasili.

“Deri më 23 korrik do vijoj të jem kryetar i LSI. Jam i vendosur që sot në mbrëmje pas përfundimit të listave të kandidatëve për deputetë, heq dorë nga ky post dhe të gjitha rolet drejtuese në LSI.

Në listën e partive që do të dorëzohen dhe publikohen nga KQZ në krah të LSI-së, nuk do të jetë emri i Ilir Metës, por i Petrit Vasilit si zv.kryetar i LSI që sipas statutit merr drejtimin e kësaj force politike për të cilat do të shprehet me votim më tej konventa e LSI brenda javës së ardhshme”, – u shpreh Meta.

/TiranaNews/

Ilir Meta LSI president
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.